Cilët nga figurat politike janë me të sinqerta në deklarimet e tyre publike? Berisha barazohet me Rudina Hajdarin

Shqiptarët e intervistuar nga GPF Inspiring Research, janë përgjigjur duke thënë se më i sinqertë në deklarimet publike duket kryeministri Edi Rama, me 42.5 %, pas tij ish-kryeministri Sali Berisha me rreth 29 %, Lulzim Basha vetëm me 10,2 %, ndërsa bie në sy se 4.8 % e përgjigjeve janë edhe për deputeten Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat.

Përqindjen më të ulët të sinqeritetit në deklarimet publike e ka presidenti Ilir Meta me 2.1 %.

Bie në sy se lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë një rritje të vogël në përqindje sa i përket sinqeritetit, krahasuar me rezultatet e sondazhit të 13 marsit të këtij viti. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka një rënie drastike.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Cilët nga figurat politike janë me të sinqerta në deklarimet e tyre publike? Berisha barazohet me Rudina Hajdarin”

  1. Sa per dijeni says:

    O shoku gazetar, ti mire e ke renditjen po shikoji pak ato shifrat se sikur i ke ngaterruar pak ne shkrim me ca jep tabela 😜😜😜.

  2. Adi says:

    Nuk e nuk dini te lexoni tabelat ju artikujshkruesit apo e keni me norme shkrimin e artikujve dhe nuk ia vini veshin. Shiko me mire ajo perqindja 42.5 i korrespodon kategorise “asnje politikan” qe pershkruan shume mire realitetin shqiptar. pastaj eshte Rama e me radhe. Shkurt kjo pune shqiptaret nuk i besojne politikaneve shqiptare ne mase te madhe dhe jo pa arsye. Ka ardhur koha qe njerez te rinj te na perfaqesojne te cilet ti zgjedhim vete dhe qe punojne per Shqiperine dhe jo kunder Shqiperise sic nje perqindje e madhe e politikaneve kane bere keto 30 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *