Ekonomi: Veliaj zgjoi nga gjumi Tiranën, model suksesi

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, gjatë një interviste televizive për A2cnn,  u ndal te Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si shembull i suksesit.

“Z. Veliaj është një nga ato figurat që tregoi se në katër vite Tirana u zgjua. Kemi vepra në Tiranë, që janë shumë të rëndësishme.

Shiko këtu rivitalizimin e pazarit, muzetë, nxitja e sipërmarrjes private te Kalaja e Tiranës.

Fakti i vendosjes së një takse për të rritur numrin e shkollav tregon fokusin e Bashkisë së Tiranës për të forcuar arsimin.

Puna e bërë në Tiranë duhet të jetë një shembull për bashkitë e tjera”, tha Ekonomi.

Me pak fjalë ajo e cilsoi Veliajn si model suksesi nga i cili duhet të marrin shëmbulll të gjithë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *