“GAME OF THONË”/ Kush do të ishte “Kurbani” i “Fronit të Shpatave”!

Nga Alfred Peza

Ilir Meta po e dëgjonte me “qetësi dhe dashuri” deri në fund, me vetsigurinë absolute të atyre të paktëve në këtë botë, që nuk ia bën syri tërr për këtë pjesë që e shqetësonte këshilltarin e tij. Ske faj,- e ndërpre më në fund ai,- se nuk e paske parë “Game of Thrones”.

Ka një pjesë aty ku thuhet: “Ke njohur ndonjëherë ndonjë ku*vë ti, që të mos e pranojë floririn?”

Të dy qeshën me lot dhe u ngritën për tiu afruar oxhakut, ku i priste një shishe verë, nga ajo që në këtë kështjellë, hapej vetëm kur thurreshin intrigat më të mëdha të “Botës shqiptare në Ballkan”.

Gëzuar,- tha pasi mbushi me kujdes gotat dhe si për ti vënë kapak kësaj bisede,- e përfundoi: Kështu që bëji të fala Adriatik Llallës dhe ta qetësojë atë mikeshën tonë të përbashkët. Dhe thuaj, si tek saga epike: “Do e diskutojmë suksesin, vetëm pasi të vë kurorë”.

Ilir Meta nxitoi për ta thënë shpejt e shpejt atë fjali, me frikën se nga momenti në moment, do tia behte aty edhe Sali Berisha. I ishte bërë zakon që nga e “Luftës së Parë”, që të kishte gjithmonë edhe një dëshmitar, në takimet e kësaj rëndësie për të ardhmen e tij.

Sapo të tre zunë vendet rrotull oxhakut, Berisha ia ktheu gotën e tij mbrapsht. “Ah sa keq që e vlerësoni çdo gjë, vetëm nisur nga çmimi. Jo domosdoshmërisht më e shtrenjta, është edhe më e mira”,- tha ai, duke cituar një thënie që e kishte mësuar që në rininë e hershme gjatë udhëtimeve në “Mbretërinë Franceze”. Ndaj u zgjat të merte, një shishe nga të vreshtave të Mbretërisë “Amerikano- Latine”.

Pas kësaj, gjithçka rrodhi nëpër “ujërat temrale” të një magjie kohore, që të çonin nëpër ca lëndina si në “Parajsë”. Derisa këshilltari i “Mbretit” u ngjit në majën e asaj faze kur Tyrion Lannister, thoshte në film: “Unë pi dhe pastaj, di gjëra…”!

Ishte ky momenti, kur për herë të pare “2 Mbretërit” kryesorë të grupit të sfidantëve për “Fronin e Shpatave”, lanë gotat mënjanë dhe po prisnin të dëgjonin deri në fund “Këshilltarin”, që nuk e hiqte për asnjë çast nga dora, gotën e tij.

Me sa duket, “Zoti ynë mbi Tokë” është në anën e Edi Ramës këtë radhë. E kapi momentin kur pranoi instalimin e sistemit të ri të drejtësisë të ofruar, kontrolluar dhe zbatuar prej tyrë, në çerek shekullin e ardhshëm në “Mbretërinë shqiptare” të Perëndimit. E që kjo “godinë” të rrijë në këmbë, ashtu si në baladat e vjetra Balkanike, ka nevojë për kurban në themelet e saj. Që do të thotë se, ose një, ose disa prej tanëve, do të “murrosen”.

Në këtë moment, Sali Berisha dhe Ilir Meta po shihnin njëri tjetrin në sy, si për të hetuar nëse do ishte ndonjëri prej tyre pjesë e këtij rituali të pashmangshëm. Apo, të dy bashkë!

Ndaj,- vijoi “këshilltari”, me qetësinë e njëriut që tashmë “di gjëra”,- ka dy rrugë:

Ose Edi Rama duhet të largohet me çdo kusht e çmin nga “Froni i Shpatave”, ose “Ushtria e të Vdekurve” bashkë me “Mbretërit sfidantë”, do të shuhen!

“Poooor…”, tha ai duke e zgjatur frazën për të afruar gotën në buzë,- sipas një truku të vjetër të trashëguar nga të gjithë oratorët që nga Ciceroni,- e duke e kapërdirë gllënjkën e radhësh me kujdesin për të mos e lagur qiellzën njëherësh, e ta shijonte disa çaste përpara se ta kapërdinte. Ndërkohë, kishte kohë që të hetonte efektet e “gjerave” të tij, mbi “2 Mbretërit”.

… Por, askush nuk duhet të kuptojë shkakun e vetëm dhe të vërtetë të luftës tonë. “Në dashuri dhe në luftë, gjithçka është e lejuar”. Ndaj, sa më e madhe gënjeshtra që do të përdorim, aq më e besueshme do të jetë ajo për njerëzit.

Kaq edhe për sonte…

Ju çoj të fala të gjithëve!

*“GAME OF THONË”/ (Sezoni 2, Episodi 4)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““GAME OF THONË”/ Kush do të ishte “Kurbani” i “Fronit të Shpatave”!”

  1. zani partizani says:

    Lere or ti “Game of Thrones”, atje nuk vine ere te keqe bythe si ketu duke filluar nga Edvin Bytha, Ilir Suma, Sali Prapanica e ndonje tjeter. Ti na tregoke si pikan vere nga mbreterite e ndryshme. Psikopat bythelepires nga Pashalleku i Pezes.

  2. Isuf kapertoni says:

    Ore late nam. A nuk vje turp qe merreni me shembuj we shohin vetem nje pjese e vogel e shoqerise, dhe per me teper pjese qe gjendet vetem brenda unazes se vogel te Tiranes (plus pak raste sporadike te rretheve)
    Nuk ekziston vetem shoqeria e facebook-ut, instagram-it ect ect online. Shumica shqiptare as nuk e di ca eshte game of thrones, por juve pseudo aristokratve e pseudo intelektualeve ju mjaftojne keta pak njerez qe ju ndjekin online qe ta beni si gjitheperfshirje te popullit,pasi ju mjafton vetem imazhi
    Do doja te shihja nje pyetesor jashte unazes se vogel te Tiranes se cfare eshte game of thrones e te kuptoni boten ku jetoni ju me realitetin e Shqiperise

    Gjithsesi sipas game of thrones arogantet si edi ikin per lesh duke u lutur per jeten e tyre…

    Ps: sta lexova fare artikullin sepse me mjaftonte titulli per kete koment, duke qene se tipat qe ju ndjekin apo ju bejne like jane ata pseudo aristokrat-intelektual qe mjaftohen me imazhin

    Ps1: shpresoj te ma publikoj mero komentin

  3. Jon Snow says:

    Crazy world. Whose fault is it? Except Mona’s love and Sali the monster, we know they are guilty.

  4. Ilir says:

    Sakte!
    Por ne fund do shqyejne njeri tjetrin per floririn se njera kurve eshte me e re dhe me shume dashnore

  5. Virusi says:

    Keshtjella vertet do kurban. Per hajer qofte!

  6. UK says:

    I madh Alfred, pikerisht per keta mostra.
    Te pershendes nga londra nje mik I hershem nga rinia universitare 👍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *