Kur “Topi i Artë” vlen më shumë se një trofe për “yjet” e futbollit

Çmimi i “Topit të Artë” nuk është vetëm një nga trofetë individualë më të lakmuar. Në ditët e sotme, “Topi i Artë” është edhe një burim të ardhurash për futbollistët.

Revista franceze “France Football” ka përllogaritur se sa mund të vlejë ky çmim në kontratat e futbollistëve, edhe të atyre që madje nuk fitojnë madje asnjë vend në podium.

Le të marrim si shembull Neymar. Kur u transferua te Barcelona në vitin 2013, përfshiu në kontratën e tij një klauzolë për “Topin e Artë” prej 425 mijë eurosh. Pas dy vjetësh, në kontratën e re të futbollistit brazilian shfaqeshin opsione të ndryshme: 1 milion sterlina në rast se fitonte “Topin e Artë”; 500 mijë në rast të një vendi në podium; dhe 100 mijë për prezencën e tij në listën e kandidatëve.

Nuk mbetet pas as lojtari francez Kylian Mbappé, i cili një ditë, ndoshta, do ta fitojë këtë trofe. Për këtë arsye, PSG ka caktuar 500 mijë euro neto në rast të suksesit të sulmuesit francez.

Nuk mund të konfirmohet 1 milion euro i destinuar për Lionel Messi për çdo fitore të çmimit të “Topit të Artë”.

Barcelona kishte parashikuar 20 milionë euro në rast se këtë çmim e fitonte mesfushori portugez André Gomes, i cili tashmë luan për klubin anglez të Everton.

Ndryshon rasti për sulmuesin francez Anthony Martial, për të cilin Manchester United duhet të derdhë në arkat e Monacos 10 milionë euro në rast se lojtari bën pjesë në listën e fituesve të mundshëm.

Luka Modrić, mesfushori kroat i cili në dhjetor ndërpreu monopolin Ronaldo – Messi, do të kishte fituar 800 mijë euro, por të negociuara vetëm me rinovimin e kontratës, ku “Topi i Artë” as nuk ishte përmendur.

Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Toni Kroos, kishte parashikuar 1.8 milionë euro vetëm në rastin se bënte pjesë në tre të parët në listë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *