Lehtësohen procedurat për pacientët me diabet: Konsulta “online” për insulinën me rimbursim

Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas, sepse nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat kryhen në spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë dh Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër konsultat online të zhvilluara në qendrën e Telemjekësisë në QSUT.

“Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça apo Shkodra në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për vijimin apo ndryshimin e trajtimit me insulinë nga 8 deri në 12 pena në QSUT, duke shpenzuar para dhe kohë, falë këtij lehtësimi procedurial, pacienti e merr trajtimin në kohë në spitalin rajonal, afër vendbanimit nëpërmjet konsultës online nga mjeku specialist në QSUT pa qenë nevoja për t’u paraqitur fizikisht” – tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se konsultat online mbi trajtimin terapeutik dhe sasinë e penave të insulinës nga 8 deri në 12 pena në muaj, që kryhen nga mjeku endokrinolog në QSUT dhe mjeku endokrinolog në spitalet rajonale, nëpërmjet telemedicinës, në prezencën e pacientit, i shërbejnë edhe edukimit në vazhdim dhe trajnimit të mjekëve në spitalet rajonale.

Mbi 340 pacientë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë dhe më pas të merrnin firmën dhe vulën në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas, kur bëhej fjalë për mbi 8 pena insuline. Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi, e cila rimbursohet 100% nga shteti.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *