LSI: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga gangsterë si Rama, por nga njerëz të ndershëm e punëtorë si ne dhe ata të PD

15 Maj 2019, 19:19Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas një shkrimi të botuar një ditë më parë nga gazeta bulevardeske gjermane “Bild”.

Luan Rama ka thënë se Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga gangster si Edi Rama, por njerëz të ndershëm e punëtorë si ata të LSI e PD.

Pjesë nga deklarata e Luan Ramës

Në emër të LSI-së dua të sjell në vëmendje të qytetarëve për të bërë çështje të opinionit publik një problem thelbësor dhe prioritar, siç është ai që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë në botë.

Në tiradën e vet të gjatë e të bezdisshme, Kryeministri i Shqipërisë u paraqit në dy pamje që pavarësisht perceptimit ekstremisht në të kundërt, në thelb janë e njëjta gjë. Ai bëri aktorin për t’u paraqitur i shqetësuar për kinse “imazhin e Shqipërisë në botë” nga njërën anë, dhe nga ana tjetër, për t’u paraqitur i qetë që protestat e qytetarëve dhe të opozitës nuk e lëkundin dhe nuk e rrëzojnë qeverinë, por po dëmtojnë imazhin e vendit.

Natyrisht pa thënë shkakun apo arsyen e vetme se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e më shumë duke u rrënuar!
Nuk janë protestat e qytetarëve, nuk është protesta e opozitës që e prish imazhin e Shqipërisë në botë, sepse imazhin e një vendi në asnjë vend të botës nuk e cenojnë protestat e qytetarëve si një institucion demokratik në një shoqëri demokratike.

Imazhin e një vendi e cënon dhe e përbalt, e nëpërkëmb dhe e rrënon papërgjegjshmëria e qeverisjes, kriminalizmi i qeverisjes dhe qeverisja në shërbim të krimit.

Dhe pikërisht për shkak të këtij faktori themelor edhe një prej gazetave më të mëdha në botë dhe më e madhja e më shitura në Europë, siç është gazeta Bild, thotë shprehimisht se: “Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh.”

Kjo është arsyeja se përse imazhi i Shqipërisë në botë vjen gjithnjë e duke u rrënuar. Shkaku është qeveria e gangsterëve, me kryegangsterin kryeministrin e këtij vendi.

Në papërgjegjmëri të plotë, kur duhet që më shumë se cilido tjetër dhe më shumë se kushdo të reflektojë me përgjegjshmëri për të vënë interesat e vendit mbi ato të klanit kriminal, për të vënë të ardhmen europiane të Shqipërisë mbi të ardhmen e vet dhe të klanit të vet mafioz, të reflektonte duke dhënë dorëheqjen për t’i çelur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ai vazhdon me kryeneçësi duke përligjur ato që thotë “Bild-i”.

Por jo vetëm “Bild-i”, këtë e thonë të gjitha agjencitë, këtë e thonë gazetat dhe mediat më prestigjioze e më të mëdha të Europës.

Prandaj qytetarët dhe jo vetëm opozita, por qytetarët e këtij vendi dhe opozita e bërë njësh me ta është në protestë, është në revoltë, është në kontest.

Është dhe do të jetë në luftë të vendosur për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen nga qeverisja e këtij vendi, për të realizuar më në fund rikthimin e vendit në normalitet përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë, ku qytetarët shqiptarë të jenë të lirë dhe sovranë në të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Shqipëria nuk e meriton të jetë në duar gangsterësh!(TemA)

18 komente në “LSI: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga gangsterë si Rama, por nga njerëz të ndershëm e punëtorë si ne dhe ata të PD”

    1. Liri says:

      Sikur nuk e njohim “Llakun”.

  1. Doktori says:

    Po fatmirsisht ky popull ju njeh mire,me ze e me figure,ju e keni mbyll kapitullin,ju nuk keni as origjine,as moral,asgje prandaj duroni qe ta merrni vesh tamam,se sa ju vlen lekura

  2. Mihali says:

    Këtë ndersmërin tuaj të paktën mos e përmëndni më se na vjen për të vjell me ndershmërin tuaj si Mona,Iliri dhe basha.

  3. Kasem gahinji says:

    Sa lexova titullin me erdhi per te vjelle.kur lexova emrin e autorit te deklarates desh me shpertheu diareja .shyqyr qe isha ne shtepi.bobo,thashe sa te paskrupullt.

  4. Raul says:

    O Luan o qimeuriqi i leshitdhise i shkofshi prapa Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë, kurrë ske për tu bërë me minister, mor servil, legen, sharebajge e leshitdhise

  5. Latif Qyramidhja says:

    Ne LSI dhe ne PD nuk jane me te ndershmit por jane me te dhjeret dhe me hajdutet ruaju o popull se po i besuat u kthyet ne vitin 1914me slloganin ‘Dum Bashen”.!!!!!!!!!!.

  6. xhemal says:

    si ka mundesi qe kane ngelur akoma shqipetare te cilet u besojme grupimit fashisto-terrorist-salist te cilet jo vetem duhen braktisur por duhen diskretituar publikisht si armiq te paqes ,unitetin,bashkimin e progresit.si nxites te u rrejtjes,anarkise e shkaterrimi.menyra e te menduarit v epruarit e salizmit ka lene plage te medha ne shqiperi e do duhen dekada per ti sheruar mbi te gjitha vendosmeri.paqe pune bashkim e sakrifica e duhen kuptuar veshtiresite politika te flas hapur la dorashka

  7. Një jetë të tërë kam punuar
    Nëpër bordelle gjithandej
    Kam marr në gojë kam zënë me duar
    Po jam e ndershme nuk gënjej

    Dhe në dikush ka dyshime
    Le të më çojë në “doktori”
    Se çertfikan e virgjërisë
    E dhe im shoq aty e mori

    Në kështu jemi si familje
    Më bordell se një bordell
    E rëndësishme nuk esht si hyn
    E rëndësishme o si del

  8. Dhiaspora says:

    Kush e Pagoi gazeten per te deskrimiuar Shqiperine.

  9. Oparaku says:

    Arsim Rama vellaii Luan Rames nga shofer drejtor i DRSSH per Tiranen.Ky eshte morali i LSI

  10. Azio says:

    O Luan me gjithe mend e ke?
    Me sa shoh te LSI dhe PD,me dukesh qe tallesh.
    Po kesaj radhe po talleni me vehten tuaj.
    Pika qe s’ju bie more djale.
    C’e kujtoni popullin ju plehra,pa sy e pa vesh even?
    More budalla,Populli shqiptar ju njeh juve rrenje e dhemballe.Ai ka kohe qe ju ka treguar gishtin e mesit,dhe vazhdon ta mbaje ngritur akoma per ju.
    Edhe ti more djalosh paske ikur per lesh,tamam si partia jote eLesh eLise.

  11. Kali says:

    ??????????????????????Luani balluke lepiri te qeveris.Po bobobo haha

  12. E verteta says:

    SA KA PAGUAR LESHELIJA GAZETEN BILD PER TE BOTUAR NJE PACAVURE ?. MEGJITHATE, ME KOT MUNDOHENI O QELBESIRA SE SPAKUT NUK KENI PER TI SHPETUAR. BURGU QE JU PRET DO TE QUHET : BURGU I ME TE QELBURVE TE KOMBIT.

  13. american16al says:

    Te ishte gangster do tu kishte tredhur te gjithe ju por beni qejf se ai pederast, dhe populli nuk deshiron ta ndryshoje me kurva!!!

  14. Lili says:

    O Luan,qe mallkuar qofsh se te kam patur nxenes ne gjimnazin e Rreshenit.U bere ti djale oficeri ti vesh zjarrin Shwiperise,? Turp te kesh .

  15. toni says:

    Ua sa force bindese ka ky. Tani na e mbushi krejt mendjen. Ah plehra qe ndyni ambjentin, organizate mafioze drejt zhdukjes jeni.

  16. Beni says:

    Te pub rozafa e keni bere kete foton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje