May nuk gjen “paqe”, sërish votë për brexit në qershor

Qeveria britanike pritet në javën e parë të qershorit që të hedhë për votim marrëveshjen e kundërshtuar për Brexit.

Vendimi u konfirmua të martën nga zëdhënësi i kryeqeveritares Theresa May pas takimit me shefin e opozitës laburiste, Jeremy Corbyn.

Deputetët do të shprehen për herë të katërt me votë vetëm për legjislacionin bazë që lejon largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Zyra e kryeministres May deklaroi se bisedimet me opozitën në muajin e fundit kanë qenë të dobishme dhe konstruktive, ndërsa kryediplomati i vendit Jeremi Hunt tha se negociatat nuk mund të zgjatin pafundësisht.

Ndërkohë, politikanët e mbledhur në selinë qeveritare i theksuan shefes së kabinetit që t’i japin fund bisedimeve pasi nuk po japin rezultat.

Kanë kaluar tri vite që kur qytetarët anglezë votuan me 52 kundrejt 48 për qind për shkëputjen nga BE-ja, ndërsa ligjvënësit ende nuk kanë gjetur dakordësinë për zgjidhjen ligjore me palën europiane.

Vendi parashikohej të dilte nga unioni në datën 29 mars, por me miratimin e Brukselit, data e daljes tashmë është shtyrë për në 31 tetor si pasojë e mosmarrëveshjeve rreth rikthimit të kufijve doganorë ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ngërçi politik ka nxitur laburistët opozitarë të hedhin idenë e një referendumi të dytë për Brexit, ndërsa nga radhët e konservatorëve janë shtuar zërat për dorëheqjen e kryeministres angleze May, që ka premtuar të largohet sapo të arrihet konsensusi për Brexit.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “May nuk gjen “paqe”, sërish votë për brexit në qershor”

  1. daja says:

    Z. Gazetar mos ja fut si kau peles referendumi per brexit doli me diference nen 1% – 50.3 me 49.7 e jo 4% si e shkruan ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *