Mbërrin në Rinas trupi i major Tanushit, rënë në misionin e NATO-s në Letoni. Xhaçka, Kollçaku, familja dhe kolegë e presin në aeroport

Mberrin ne Rinas trupi i major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.

Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij ne Letoni, nderkohe qe ne Aeroportin e Rinasit po e presin, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit te FA gjneral brigade Bardhyl Kollçaku, prinderit, bashkeshortja, djali dhe kolege.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili u transportua me avion ushtarak në atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *