Për dhunën e opozitës që nuk e sheh vetëm Ilir Meta!

Nga Alfred Peza

Faktorët kryesorë të jetës publike shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, kanë dënuar dhunën e përdorur kundër policisë dhe institucioneve tona kushtetuese, në protestat e fundit të opozitës sonë jashtparlamentare.

Ata i kanë bërë thirrje me emër dhe mbiemër, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, që të distancohen qartë e prerë dhe ta dënojnë atë. Madje, duke u kërkuar që të bashkëpunojnë edhe me drejtësinë, për të vënë përpara ligjit të gjithë autorët e saj.

I vetmi që nuk e ka bërë këtë deri më sot, është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ai ka folur vetëm të shtunën. Por, as atë ditë dhe as deri më sot, asnjë fjalë nuk e ka thënë për këtë çështje. As deklaratat zyrtare nga SHBA, BE, PE, OSBE, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, etj. nuk e kanë detyruar të paktën qoftë edhe formalisht, “sa me la gojën”, që ta thotë edhe ai publikisht.

Më poshtë po rendis katër mesazhet që Meta ka bërë publike, më 11 maj ditën e protestës së dhunshme të PD dhe LSI kur sulmuan me zjarr dhe bomba “Molotv” godinat e Kryeministrisë, Kryesisë dhe sallës së seancave plenare të Parlamentit, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, etj.

Mesazhi 1:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve….

Mesazhi 2:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët….

Mesazhi 3:

I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve….

Mesazhi 4:

Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Zoti Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici….

Siç shihet në këto mesazhe, asnjë fjalë nuk do të gjeni prej Kreut të Shtetit, drejtuar lidershipit të opozitës, Kryetarëve të PD e LSI, e pikërisht Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit si organizatorët e protestës për tu distuancuar qartë dhe prerë kundër asaj që po ndodhte dhe për ta dënuar atë. Aq më tepër që ai la pare gjithçka kanë pare edhe tjerët, për aq kohë sa e pranon se po “ndiqte me shumë shqetësim protestën e opozitës”.

Thirrjet e tij i janë drejtuar për të ruajtur qetësinë, evitimin e akteve të dhunës dhe konfrontimeve, vetëm “qytetarëve” dhe “individëve”. Ashtu siç nuk ka që ti drejtohet posaçërisht edhe “Policisë së Shtetit (që) të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve”. Apo që të bëjë deri edhe rolin e Doktorit, për rastin e Sahit Dollapit…

E si të mos mjaftonin këto, Presidenti i Republikës nuk ka thënë akoma asnjë fjalë, as për rastin e paprecedentë të parullës së shkruar në banesën e Ambasadorit të OSBE në Tiranë, nga një kandidate për deputete e LSI kur ai ishte Kryetar i saj,  cila më shumë foto ka hedhur në rrjetet sociale me Ilir Metën sesa me prindërit e saj.

Kaq mjafton për të kuptuar se në anën e kujt është sot Presidenti I Republikës së Shqipërisë. Në mos në anën e dhunës dhe dhunuesve direkt të institucioneve, e sigurtë është se ai nuk e fsheh më se, ndodhet në anën e lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare. Duke u sjellë tashmë dhe duke vepruar, njësoj e pa asnjë dallim qëndrimesh, nga Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Të cilët, ashtu si edhe Ilir Meta, as nuk e kanë dënuar e as nuk janë distancuar nga dhuna!

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Për dhunën e opozitës që nuk e sheh vetëm Ilir Meta!”

  1. Boston says:

    Shume e sakte.

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Metës i erdhi fundi .Bëni durim 🇺🇸🇺🇸👍🏻👍🏻

    1. Sa per dijeni says:

      Prit gomar te mbije bar. Parate i kane qejf dhe andej nga tund ti flamurin mos kujto se nuk i kane futur lobingjet ne loje keta legena. Ne mos per ti mbeshtetur te pakten per te mos folur ashper. I vend ka marre fund, mjere populli por mire ti behet ne jemi bageti. Brrrrrrrr.

  3. Vlesh says:

    Flm per fotografin e Presidentit ne heading! Te le pa fryme!

  4. Fredi says:

    Nuk ke te vrasesh mendjen per ket pasi kjo ka qene dhe eshte evidente.Nuk bente keto qe ben Monika pa lejen e burrit pasi mentaliteti i shqiptarit nese do bente gruaja keto qe ben pa lejen e burrit minimum do i jipte nje dru qe te mos i shkonte me mendja te bente te tilla veprimesh.Meta eshte me Berishen qe kur doli Meta me bllok ne dore dhe kerkonte paraKeta te dy nuk e leshojne njeri tjetrin kot e ka Rama qe ka ate vleresim per Meten ai gjithmone per Berishen ka punuar dhe punon

  5. Zani says:

    Nuk ka ma te degjenerum e ma shkerdhate e ma antishqiptar se ilir meta =sali birisha.jo si president por te pakten si njeri tu bente nje vizite policeve te plagosur se nuk po ruanin pronen personale po pronen e te gjithe shqiptare,po nejse nuk ashte faji i tij po çdo dite po na mbushet mendja se edi rama nuk ka ndoj dallim prej tyre.

  6. Noli says:

    Dridhe Like edhe te do shkosh tek SPAK

  7. Komentuesi says:

    Jemi ankuar kot me ish presidentin Nishanlliun qe ishte president i pd-ke,por Meta qenka me i keq,se ai nuk e çan bythen fare se ç’po behet ne Tirane e ne shqiperi,ku opozita po i ve flaken. Ndoshta ka te drejte,se po fitoi ps-te,do krijohen edhe instiucionet e drejtesise,pastaj atij do t’i fluturojnr vilat ane e mban shqiperise dhe jashte saj.Nuk eshte shaka te iki gjithe ajo pasuri.Ai dhe Monika japin jeten.Po keshtu edhe Basha me Berishen.Prandaj ata jane futur ne nje lufte per jete a vdekje me Edi Ramen.Por kot e kane.E drejta do triumfoi dhe keta do shkojne ne burg.

  8. bardhul says:

    Mjere ky popull ne dore ku ka rene

  9. toni says:

    Te lutem zoteri, mos ju drejto me “presidenti” apo “kreu i shtetit” ketij zvarraniku te pafytyre.

  10. Koba says:

    Po i vjen Sosja ,se po Vigjelon Daj Sami.baxhella e Tij shkoi ne SHBA ,Takoi Gjoja (Pasi ka paguar nje shume te mire Lobistit te Takimit) nje Republian Kongresist .Po nuk u tha cfare Bisedoi ??? I shau ramen A apo i foli Per Revolucionin Proletar ?.Me duket se i ka dhene Doren vetem se i ka Dale Boja Krejt.Baxhella dhe Likja jane kandidate per Guantanamo ,bashke me Terroristet me te Liq.

  11. Dunavatasi i vjeter says:

    Toidhjo Testa di Cazzo kur i vjen shurra te qafa e lafshes….

  12. cuni says:

    Cfare analize, dhe populli qe vret mendjen se krahun e kujt mban ky presidenti

  13. TOMORI SHBA says:

    Cfare prisni nga presidenti Meta, ai vjen mbas sali berishes, per nxitje dhune dhe gjak shqiptaresh.
    Ju kujtohet porsa PS dhe EDI Rama e zgjodhen president, kjo ka shume pikpyetje, bente propagand per LSI , kudo, por ne Lezhe beri thirje per armatosje dhe dhune.
    Ndersa tani, gojet e liga thone se para se te bej dashuri, i jep udhezime te shoqes , se si duhet te veprojne, te nesermen ne protesta, ndaj policis dhe institucjoneve shteterore.
    Ajo qe e turperon me shume eshte, se asnje fjale me emer e mbiemer per protestat e dhuneshme, sic thone deklaratat e nderkombetareve, qe denonjne me force dhunen mbi policin eshtetit, hedhjen e molotoveve qe u ven flaken kryeministris dhe godines se parlamentit, per
    dorimin ne mase te mjeteve te ndakuara me ligj.
    Cfaqja tjeter e Presidentit , qe ja ule vleren si president dhe perfaqesues i untutetit te polullit esht njeanshmeria qe ka treguar, ndaj policeve te plagosur nga nga falangat naziskine qe kane perdorur dhune dhe te gjitham mjetet, demtuse e zjarvense, duke mos then asnje fjale, ndaj ekzekutoreve dhe me shume per nxitesit dhe orkganizatoret ke protestave , ku ben pjes dhe gruaja e tij.
    Beri mire qe vajti tek nje nxites dhe gjuatesi ndaj policis, Sait Dollapi, qe iku me vrap si lepur, jo si burre. Nese nuke di ose ben sikur se di, po ta them une.
    Ketu ne Amerik, nese i heq duart nga timoni dhe del nga makina, policia te godet me arme pistolet. Ndersa saiti, mbasi sju bind kerkeses se policit per te sqaruar situaten, ne vend te sqarimit, ikin me vrap, si bandit , apo rrugac. Kete le ta gjukoi drejtesia, por ne popull, ky fare burri ashtu si veproi, ka len shije te hidhur, morale dhe ligjore. Qenka dhe titullar ne PD.
    Zoti Meta dote gjukonim ndryshe, poqe se do kishe takuar ate vajzen qe rrugacet e opozites i pren dy kishta me fishek piroteknik qe ja hodhen ne qafe, do ishe i nderuar te kishe vajtur ne spitalin ushtarak, ku me dhjetra police kane mare ndihme mjekesore, nga dhuna e falangave krim,inale te PD dhe LSI. prandaj diferncimi qe beni ju ve njolle turpi, para opinjonit publik, dhe ka te drejt tu diskreditoi per njeaneshmerin qe perdorni, vetem e vetem se bashkeshortja tuaj esht ne ate opozit qe , esht gritur ne kembe SHBA, BE, dhe thuajse gjith diplomatet perendimor te akredituar ne SHqiperi kunder veprime te dhuneshme, duke ven edhe emrin e incjuseve dhe drejtuseve te protestes , ku vec Berishes dhe Bashes ben pjes dhe bashkeshortja tuaj.

Lini një Përgjigje te ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *