Refuzuan të ndalonin, policia holandeze qëllon ndaj kamionit të shqiptarëve

15 Maj 2019, 19:49Kronika TEMA
Refuzuan të ndalonin, policia holandeze qëllon ndaj kamionit të

Një kamion me mallra të vjedhura që drejtohej nga një shqiptar, është bllokuar nga policia në Holandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A67 në qytetin Veldhoven.

Sipas mediave holandeze, autoritetet i bën shenjë kamionit me targa të huaja që të ndalonte në postbllok, por shoferi refuzoi dhe vazhdoi të udhëtonte.

Në këtë moment, punonjësit e policisë qëlluan me armë në ajër për paralajmërim, por nuk pati asnjë të lënduar.

Kamioni shoqërohej nga një automjet i dytë me të cilën udhëtonin pesë persona.

Dy mjetet refuzuan urdhrin e policisë dhe ndaluan disa kilometra më tutje.

Shoferi i kamionit dhe shoferi i dytë, si dhe pesë personat që ndodheshin në autoveturë braktisën mjetet dhe u arratisën në këmbë.

Efektivët holandezë që u vunë në ndjekje të tyre mundën të arrestonin vetëm shoferin e kamionit, një 46-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kurse 6 personat e tjerë ende nuk janë gjetur edhe pas kërkimeve intensive.

Policia tha se brenda kamionit u gjetën mallra të vjedhura, të tilla si celularë, sende elektronike dhe rroba.

Madje edhe kamioni rezultonte i vjedhur.

Autoritetet holandeze po marrin në pyetje shqiptarin e arrestuar dhe njëkohësisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij të arratisur.

Hetuesit dyshojnë se këta persona janë pjesë e një grupi grabitësish.

10 komente në “Refuzuan të ndalonin, policia holandeze qëllon ndaj kamionit të shqiptarëve”

  1. Kuksi bre says:

    Rradhes tjeter do vjedhin nji tren shqiptardibiçat.
    Kur t shifni trena,vaporra t parkum neper hekurudhat afer Bathores,kurse vaporrat do i ankorojn n lezh shkoder vlor.
    Do mushet bregdeti shqiptar me vaporrra t vjedh.
    Si fillim vodhen makina
    Tash kan kalu ke maunet e vjedhme
    Do vidhen trena vaporra
    Avjonet me ne fund ne dekaden qe vjen

    Ndoshta pas nja 30 vjetsh do dal nanji shqiptarqiq qe do ulet n Rinas me Shatëllin e vjedh nga NASA.

  2. Kuksi bre Kuksi says:

    Rradhes tjeter do vjedhin nji tren shqiptardobiçat.
    Kur t shifni trena t parkum neper hekurudhat afer Bathores,kurse vaporrat e vjedh do i ankorojn n lezh shkoder vlor.
    Do mushet bregdeti shqiptar me vaporrra t vjedh.
    Si fillim vodhen makina
    Tash kan kalu ke maunet e vjedhme
    Do vidhen trena vaporra
    Avjonet me ne fund ne dekaden qe vjen

    Ndoshta pas nja 30 vjetsh do dal nanji shqiptarqiq qe do ulet n Rinas me Shatëllin e vjedh nga NASA.

  3. Nuk ka dite qe nuk ndalohen shqiptare ne Itali,Greqi, etj….ahhh c’milet!!!

    1. I says:

      Pse po me shikonte mua ashtu ai …? E pash une ate qe po kshu, po une ia futa ashtu

      Ja beje aty futja … eeeehh… ja kashu .. qenke budalla ti qe merreah ta besh punen tamam …. jaaaa … beje aty bej nga nje lek …. eeee jaaa …

      Rezultati: obobo, nuk ka shtet, kemi vetem kriminel

  4. Johani says:

    Sdo mend se jane nga ata ushtaret e bashes qe skane frike nga policia e shqiperise por kur kane pare se krisi pushka ik bythe se tlash i thuhet nje fjale, nese hetohet ne thellese do ta shifni se aty do jene edhe vllau i alibeajt i kapur ne gjermani duke vjedhur edhe vllau i salianjit i kapur ne angli si kriminel e mbase edhe djali i sali berishes e te tjere te palokes e nokes,kta jane kriminelet qe kane menduar se kane kapur zotin per halete por ju ka dale nana ndrikull, burg per jete pisave qe na nxine ftyren.

  5. Kozmai Boston says:

    They are very good boys, good boys.
    Ata skane faj , ata litarin po terhiqnin.
    Ku ta dinin ata se cfare kishte pas litarit
    God bless Albania and Albanians.

  6. 17nentori says:

    Kamioni i vjedhur, mallrat e vjedhura, autoret u larguan ne kembe… por policia ne fund paskesh gjetur qe ishin shqiptare!!!!

  7. Aleksander Thana says:

    Metastazat kanserogene qe infektoi sal shpellari dhe tavarish lulici skane te mbaruar. S’ka kure per shpellaret, as kur te zbulohet ilaci kunder kanserit.

  8. fantoma says:

    Zgjebet (alias “raca ariane”…), që dolën nga vatha ku i kishte Enveri dhe po ndyjnë tërë botën…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje