Sekretari amerikan i Mbrojtjes mesazh ngushëllimi Xhaçkës, për ‘Dëshmorët e Atdheut’ Hasanaj e Tanushi, e shërim të shpejtë Kapajt

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar mesazh ngushëllimi ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për vdekjen e dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi në Letoni.

“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë.

Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë”, shpehet Shanahan, ndërsa uron dhe shërim të shpejtë për reshter Julian Kapaj.

Nëntetare Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi humbën jetën nga shpërthimi i një mine në Letoni, në kuadër të një misioni të përbashkët me NATO-n, ndërsa u plagos lehtë reshter Julian Kapaj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *