Shqiptarët e suksesshëm në Holandë, për të cilët nuk flet askush

15 Maj 2019, 22:10Sociale TEMA

Top Story udhëtoi edhe në Laiden, qytetin në jug të Holandës që njihet për universitetin më të vjetër të këtij vendi dhe që daton që në 1575. Në këtë qytet jep mësim në një shkollë të mesme profesionale edhe Polikseni Loman, e cila ashtu si sipërmarrësi Irakli Demiraku janë të habitur nga imazhi negativ që përcjellin mediat në Holandë.

“Imazhi është shumë negative, ne shqiptarët jemi hajdutë, jemi vjedhës, merremi me drogë, në bazë të asaj që pasqyron media, përshkrimi i shqiptarëve është një përshkrim i tmerrshëm. Dmth ne qenkëmi 100 herë më keq se marokenët ndërkohë që ky I fundit është populli që ka shkaktuar më shumë problem. Ne therim, vrasim, presim pa pikë ndjenje. Kjo është ajo që po thotë media këtu në Holandë”, tha Polikseni Loman, Mësuese.

Për mendimin tim nuk është reale ajo që thuhet në media… dhe ajo që pretendojnë politikanët holandezë. Sidomos me këtë ngjarje. Sepse nuk është e mundur që shqiptarët të destabilizojnë Holandën”, tha Irakli Demiraku, sipërmarrës.

Ndërkaq në Hagë, pak metra larg godinës së parlamentit që mbylli sesionin e pranverës pikërisht me një mocion kundër shqiptarëve, janë me dhjetra shqiptarët që kanë ngritur biznese të suksesshme. Ata ndihen keq për imazhin negativ me të cilin po pasqyrohen në politikën dhe median e këtij vendi, që sipas tyre nuk përputhet me realitetin.

“Ndihemi shumë keq. Dëgjojmë mediat dhe lajmet por i ekzagjerojnë dhe shumfishojnë shifrat. Pse po I bëhet kjo Shqipërisë. Do përgatisim një peticion dhe tit hemi kësaj deputetës se pse kë ngritur këto akuza, ne punojmë me ndershmëri”, tha Agron Seitaj, sipërmarrës.

“Nuk janë shqiptarët, problem i Holandës. Shqiptarët gjithmonë largohen për një ekonomi më të mirë”, tha Ilir Shahaj, kuzhinier.

7 komente në “Shqiptarët e suksesshëm në Holandë, për të cilët nuk flet askush”

  1. Europian says:

    Akuzon per rracizem dhe media bias hollandezet duke thene marokenet jane hajdute. Nuk luftohet rracizmi me rracizem zonje, ose shqip nuk lahet muti me shurre.

  2. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nuk mbulohet muti me shurre i thone nje fjale,sunitit i doli boja thot nje tjeter fjale e urte…………gezuar ramazonin!

  3. Hollandezet shikojne krimet e lulushes dhe kujtojne se te gjithe jane si luli saliu e shpellaret me mulitov…

  4. I says:

    Po u morem me fakte, lojen e kemi humbur. Frika ndaj nesh nuk bazohet ne fakte, por estetike. Nuk mund te sillemi vetem me dy alternativa, neper bote: te miresjellshmin kokeulur, dhe harbutin gangster. Popujt e tjere kane larmi me te madhe ne estetike. Tjetra, myslyman. Mos u merrni me “evropen tolerante”. Evropa eshte jo-tolerante, si dhe cdo vend myslyman neper bote. Zgjidhni helmin. Nqs doni Evropen, lini fene myslymane dhr nderroni emrat sic i kemi patur para 600 vjetesh.

  5. Toni says:

    Hollandezet Jane rraciste dhe mashtrues. Populli me dinak ne Europen perendimore. Kurveria dhe droga sheshit dhe flasin pastaj per moral..

  6. I says:

    Plus, shto dhe artikujt negative neper mediat globale, te financuara nga Saliu dhe PDja. Shto dhe gjuhen harbute primitive te gomereve te PDse, shto dhe lepirjen qe tregojme ndaj te huajve, dmth me falni, “mikpritjen” (se vetem ne krenohemi me kete ves, popujt e tjer jane budallenj qe nuk njihen per “mikpritje”).

  7. realisti says:

    Me sa duket tani jane kujtuar Hollandezet. Nje here e nje kohe ishin gazetat Iatliane qe mbanin flamurin e futjes se gjithe shqiptareve ne nje thes. Ku te gjitha krimet ne Itali iu visheshin shqipetareve. Tani paska filluar Hollandezet. Mos u merzisni do i kaloje edhe Hollandezeve dallga e dalldisjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje