Shqiptarët kriminelë?! Ish ambasadori Bosch: Është i paargumentuar, mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë pa fakte!

Në qytetin e Roterdamit, situata është tërësisht ndryshe nga panorama që të shfaqin këta deputetë eks.tremistë. Shumë pak njerëz i njohin shqiptarët, të cilët përbëjnë më pak se 0,0001 % të popullsisë prej afro 17 milion banorë të Holandës ku gati 20 % janë me origjinë jo holandeze.

Edhe më pak, janë ata njohin namin e keq të grupeve kri.minale shqiptare apo atyre që njihen si emigrantë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme me anije drejt Anglisë.

Por duket se ajo që e ka rritur edhe më shumë në imazhin negativ të shqiptarëve është edhe media holandeze. Në 16 prill, pikërisht në ditën e votimit në parlamentin holandez të mocionit për rivendosjen e vizave, një nga gazetat më të mëdha në vend, NRC publikoi një artikull të gjatë të titulluar “Shqiptarët e padukshëm ngjiten në tregtinë e kok.ainës” sipas të cilit shqiptarët kanë ngritur një perandori dr oge në Holandë.

“Kriminelët shqiptarë përbëjnë një prej grupeve më të rëndësishme të drogës në Holandë”-citohet në artikull prokurori publik në Amsterdam Otto Van Der Bijl. Top Story kontaktoi me prokurorinë e Amsterdamit e cila refuzoi të komentojë.

Në artikullin e NRC, thuhet se shqiptarët krahasohen me maf.ian italiane ndërsa përshkruhen si njerëz të ashpër dhe nxitës luf te.

“Shqipëria ka një shkallë të lartë vra.sjesh sipas standarteve europiane ndërsa përdorimi I dh.unës është rritur historikisht dhe është i vështirë të zhduket”-thuhet në shkrim.

Artikulli përveçse notave kritikuese dhe dis.kriminuese ndaj shqiptarëve, nuk kishte asnjë fakt, asnjë provë dhe asnjë statistikë që shqiptarët ishin njerëz të egër.

“Një gjë e keqe ndodhi të martën në mëngjes, fiks kur do të bëhej votimi. Gazeta kryesore në Holandë, si të thuash “Frankfurt Algemajner”, nxori një artikull shumë negativ kundër Shqipërisë.

Ishte një intervistë me një prokuror në Amsterdam, i cili, për mendimin tim, po fliste budallallëqe. Por kjo s’është asgjë. Por e dhanë një përgjigje dhe vetë, duke thënë se sa të këqij janë shqiptarët. Thoshin që shqiptarët janë popull shumë të dhu.nshëm.

Pastaj vazhdonin me pesë pika për të vërtetuar atë që do të thoshin, por nuk është e vërtetë. Thoshin që një libër shkolle të viteve 1905 i përshkruante shqiptarët si njerëz malesh shumë të dhunshëm.

Thoshin që Shqipëria renditet e para për dhunën në familje, gjë që nuk është e vërtetë.Thoshte që kanë numrin më të lartë të vrasjeve. Që nuk është e vërtetë.Dhe mund të vazhdosh me një listë të gjatë gjërash që nuk janë të vërteta”, tha Robert Bosch, Ish Ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Robert Bosch ishte nga ata holandezë që u çudit me miratimin e mocionit për rikthimin e vizave. Bosch ishte përpjekur që të bindte disa prej partive në Dhomën e Ulët të parlamentit që ta kundërshtonin, pasi sipas tij, bazohet në fakte tërësisht të gabuara.

Për të artikulli i publikuar në NRC ndikoi jashtëzakonisht shumë në propagandën anti shqiptare siç kanë bërë edhe disa gazeta të tjera në vend.

“Nëse je një deputet normal në Holandë, sigurisht që mund të trembesh.I besojnë më shumë gazetës sepse nuk duan të shihen si të dobët kundër kr.imit.

Prandaj njerëzit që nuk ishin dhe aq të bindur për ta votuar, votuan gjithsesi. Por gazeta të tjera, sidomos Telegraf, ka bërë shumë propagandë kundër shqiptarëve, prej kohësh”, tha ish ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shqiptarët kriminelë?! Ish ambasadori Bosch: Është i paargumentuar, mediat holandeze e kanë nxirë Shqipërinë pa fakte!”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    myslo kriminel!!!??? jo,cne,nuk ka burre me te mire,pak bith q…….,por xhanon……….ti q…te ”14-n” kur thote labi!

    1. Jo per gje... says:

      Ti mut stermuti ca ke qe e ke marr me yrrysh? Nuk shikon dot hallet e tua? Populli yne vertete eshte I pervuajtur dhe me maskaralleqe sa te duash por origjina eshte copetimi i 1912-s. Qe do vihen ne vend te tera padrejtesine te bera kunder Arberise tone te dashur nuk ka asnje pike dyshimi se c’do shqiptar e ka te ngulitur ne subkoshience padrejtesine historike dhe rasti kur do zgjidhet po afron.
      Kosoven e muarm, do marm dhe presheven, ne maqedoni dhe malzi vellezerit tane sot Jan te lire, prandaj dridhuni ju shtremberusit e historise teposhte se zoti po e kthen nga ju shikimin.
      Nga nje lab.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *