Sondazhi ne Report Tv: 75.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research, kane dijeni per formimin e Bindja Demokratike. 19.7 % e veleresojne si serioze.

Sondazhi I GPF Inspiring Research, publikuar nga Report Tv, flet dhe për dijeninë që kanë shqiptarët për formimin e partisë Bindja Demokratike. Sipas sondazhit

75.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research, kanë dijeni për krijimin e partisë më të re, Bindja Demokratike, të Astrit Patozit, forcë politike e cila është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 me kandidatët e saj për kryebashkiakë. 22.7 % janë përgjigjur që nuk kanë dijeni, ndërsa 1.6 % nga të intervistuarit nuk janë përgjigjur për këtë pyetje.

19.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga  GPF Inspiring Research e vlerësojnë Bindjen Demokratike si një alternativë të besueshme të së djathtës.

22.4% e gjykojnë si një parti pak të besueshme të së djathtës ndërkohë që 5.3% thonë se do ta votojnë nëse PD nuk do shkojnë në zgjedhje ndërsa për 52.6 % është ende shumë herët për të vendosur.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sondazhi ne Report Tv: 75.7 % e shqiptarëve të intervistuar nga GPF Inspiring Research, kane dijeni per formimin e Bindja Demokratike. 19.7 % e veleresojne si serioze.”

  1. Bixhozxhiu says:

    U lodhe o mavri per bythen e patoz shokut qe deri tani ka luajtur bixhoz por nuk behet stan me lepuj! Do e shoc!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *