Statistikat zyrtare të Holandës: Gjermanët kryejnë më shumë krime se shqiptarët!

15 Maj 2019, 21:40Kronika TEMA
Statistikat zyrtare të Holandës: Gjermanët kryejnë më

Megjithë etiketimet në media, kur sheh statistikat zyrtare të Byrosë Qëndrore të Statistikave në Holandë, numri i shqiptarëve të ndaluar nga policia është shumë më i ulët në krahasim me kombësitë e tjera.

Madje shqiptarët nuk hyjnë as në 10-shen e kombësive me numrin më të lartë të arrestimeve. Tabela e mësipërme tregon pikërisht të ndaluarit nga policia holandeze përgjatë 5 viteve të fundit, sipas kombësive që u përkasin.

Dhe nëse vini re, gjermanët që konsiderohen si një vend me institucione të forta, kanë një numër më të madh krimesh në Holandë.

“Statistikat holandeze tregojnë që krimi nga shqiptarët është vetëm 0.2%. Edhe më pak se 0.2%. Pra, nuk është asgjë me rëndësi. Dhe nuk janë as vetëm krimet e rënda, por të gjitha, edhe të voglat.

Nga këto 0.2%, krimet e rënda duhet të jenë edhe më pak. Sigurisht që është problem, por problem shumë i vogël. Po të shohësh kombësitë e para në listë, shqiptarët nuk dalin fare aty.

Si mund të thuash që po destabilizojnë vendin, pa u bazuar në asgjë”, tha ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

3 komente në “Statistikat zyrtare të Holandës: Gjermanët kryejnë më shumë krime se shqiptarët!”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Po cfare merreni me keta racista? Edhe bufi e kupton qe eshte ceshtje per konsum te brendshem te ketyre larosheve. Shqipetaret nevholande dhe ne Shqiperi duhet te bashkohen dhe te bejne nje video ku te demaskojne keta e ta hedh Internet. Ne shekullin e 21 eshte pikerisht ai qe ve pikat mbi i.

  2. I says:

    Nuk pyet njeri per numra. Debati duhet bere gjetke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje