Sulejman Demollari, modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit Sulejman Demollari feston sot 55 vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka uruar “edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij.

“Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që s’kualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës”, shprehet Meta.

“Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore”, thekson Meta.

Në këtë 55-vjetor, shton Meta, “urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”.

Sulejman Demollari lindi më 15 maj të vitit 1964, është futbollist shqiptar, figurë e shquar e sportit shqiptar, Mjeshtër i Merituar i Sportit.

Demollari ishte futbollisti më popullor në Shqipëri i dekadës së 1980-1990.

Në moshën 19-vjeçare u shpall ndër 10 sportistët më të mirë të vitit dhe iu dha titulli, “Mjeshtër Sporti”. Është fitues disa herë i anketës së “10 sportistëve më të mirë të vitit”.

Ai është “ylli” i futbollit shqiptar, modeli i futbollistit dhe i sportistit, i cili radhitet krahas figurave të mëdha të futbollit shqiptar, si: Loro Boriçi, Zihni Gjinali, Refik Resmja, Qemal Vogli, Panajot Pano etj.

3 komente në “Sulejman Demollari, modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm”

  1. Kundra kujt tjeter ekipi me emer ne Europe ka fituar Shqiperia pervec Belgjikes….na e thoni more gazetare kkkk ne ato kohra Shqiperia ishte me keq se…mortja…hante nga 5-6 gola ju na shkruani gomarlliqe alla komuniste dhe mjaft duke ngritur ne “pjetestal” lojtaret e atehershme se ishin ne krahasim me fotbollin e atehershem qe luhej ne Bote nje…pordhe neper breke…duke filluar qe nga ky….mandakalli…Demollari….mjaft se na e shpifet sa shpejt harroni se kush ishim ne futboll atyre koherave…nje 00000000

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Great Player !!

  3. enter"" says:

    Uniforma me e bukur e kombetares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *