Tallje me viktima

Pasi i korrigjuan kufijtë e Kosovës, liberalizuan vizat, pasi i shembën monopolet e oligarkëve të lidhur me Serbinë, pasi ndalën emigrimin, pasi punësuan mbi 200 mijë njerëz, pasi e kthyen Çakorin brenda Kosovës, pasi i ngritën rrogat në 1000 euro, pasi e bashkuan Mitrovicën, luftuan krimin e korrupsionin, ndreqën sistemin shëndetësor e arsimor, pasi e bënë Kosovën Zvicër, tash sundimtarët e Kosovës do të themelojnë Tribunal Ndërkombëtar për të ndjekur kriminelët serbë të luftës. 

Po këtë përrallë nuk ua beson as arusha nga rrethina e Prizrenit. Mos hyni në gjynah me viktimat! Tallja me viktima vetëm i traumatizon ato sërish. Viktimat nuk janë vegla për lojërat e pista të politikanëve.

Nga Enver Robelli 

Në nëntë muajt e kaluar disa nga krerët e shtetit të Kosovës janë tallur me qytetarët e Luginës së Preshevës, duke iu premtuar bashkim me Kosovën. Kjo tallje po vazhdon.

Për të ardhmen e rreth 100 mijë shqiptarëve në jug të Serbisë po flitet si për disa thasë me patate, pa i informuar ata mbi detajet, pa i përfshirë në proces, pa krijuar një konsensus së pari brendakosovar.

Megjithatë, kryetari i Kosovës ka premtuar se, përkundër goditjes që mori në Samitin e Berlinit, do të angazhohet me vrull edhe më të madh që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Së fundi ka filluar një komedi tjetër: krerë institucionesh u premtojnë familjeve të viktimave të luftës Tribunal Ndërkombëtar për të dënuar kriminelët e luftës që jetojnë të lirë në Serbi. Një shtet nuk mund të themelojë Tribunal Ndërkombëtar. Gjykata Speciale në Hagë, për shembull, është themeluar me nismën e Këshillit të Europës dhe jo si burim i vullnetit të Kuvendit të Kosovës.

Cili institucion ndërkombëtar ka shprehur gatishmëri të themelojë një Gjykatë Ndërkombëtare siç po e kërkojnë disa nga udhëheqësit e Kosovës? Kosova s’po arrin të anëtarësohet as në Interpol dhe Unesco, e lëre më të themelojë një Gjykatë Ndërkombëtare.

Krejt kjo fushatë me premtime të rrejshme është vetëm komercializim i vuajtjeve të viktimave për poenë politikë në një kohë kur disa nga shkatërruesit e shtetit dhe shoqërisë kosovare po e shohin fundin e tyre politik – qoftë për shkak të rënies drastike të përkrahjes, qoftë për shkak të rrezikut të ballafaqimit me aktakuza të Gjykatës Speciale. Është e pandershme që për shkak të halleve personale të keqpërdoret vuajtja e njerëzve.

Sa kanë qenë këta komandantë të kravatosur të preokupuar me vuajtjet e viktimave të luftës në dy dekadat e fundit? Pothuaj fare. Këtë javë në Prishtinë u hap një ekspozitë me fotografi e gjësende të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës. Janë 1133 fëmijë të vrarë.

Ekspozitën e ka organizuar dega në Prishtinë e Fondit për të Drejtën Humanitare, i cili drejtohet nga Natasha Kandiqi. Sapo u hap ekspozita, politikanët vrapuan për të zgurdulluar sytë aty, thua se bëhej fjalë për luftën në Ruandë, thua se këta politikanë nuk kanë jetuar në Kosovë që nga viti 1999, thua se nuk dinin se forcat serbe kanë vrarë fëmijë. Çfarë hipokrizie!

Në dy dekadat e fundit në fokus të komandantëve të kravatosur ka qenë pasurimi personal dhe klanor, ka qenë grabitja e shtetit dhe infiltrimi i llumit të shoqërisë në institucionet me vitale me qëllim të kontrollimit të çdo gjëje – prej resurseve të rëndësishme publike deri te arka e shtetit. Mbështetësit e tyre kanë organizuar protesta kur është ndjekur ndonjë komandant i UÇK-së, janë kërcënuar dëshmitarë, të tjerë dëshmitarë kanë kryer vetëvrasje, disa viktima e kanë shitur nderin duke marrë dekorata si shpërblim për heshtje.

Mes nesh jetojnë vrasës që kanë vrarë dhjetëra aktivistë politikë pas luftës, kanë vrarë shkrimtarë e gazetarë, patriotë të këtij vendi. Dhe krerët politikë nga «krahu i luftës» nuk kanë bërë asgjë për t’i nxjerrë këta kriminelë para gjyqit. Përkundrazi: i kanë mbrojtur dhe përdorur vrasësit për të siguruar pushtetin në Kosovë.

Pasi i korrigjuan kufijtë e Kosovës, liberalizuan vizat, pasi i shembën monopolet e oligarkëve të lidhur me Serbinë, pasi ndalën emigrimin, pasi punësuan mbi 200 mijë njerëz, pasi e kthyen Çakorin brenda Kosovës, pasi i ngritën rrogat në 1000 euro, pasi e bashkuan Mitrovicën, luftuan krimin e korrupsionin, ndreqën sistemin shëndetësor e arsimor, pasi e bënë Kosovën Zvicër, tash sundimtarët e Kosovës do të themelojnë Tribunal Ndërkombëtar për të ndjekur kriminelët serbë të luftës. Po këtë përrallë nuk ua beson as arusha nga rrethina e Prizrenit.

Mos hyni në gjynah me viktimat! Tallja me viktima vetëm i traumatizon ato sërish. Viktimat nuk janë vegla për lojërat e pista të politikanëve.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Tallje me viktima”

  1. ik ere pirdhu says:

    Sipas Robell torobellit, duhet qe institucionet e Kosoves te mos bejne asgje, thjesht te rrijne e te degjojne robellat e torobellat 😛

  2. dardani says:

    Populli e thote, ujku qimen e nderron por tabiatin jo.Ky Rrobeli e dine shume mire qe nje pjese e atyre UDBasheve u vrane kur qeveriste LDK me Ibron.Pse nuk u zbuluan atehere ato vrasje, po akuzon PDK, apo i vrane vete per ta kriminalizuar UCK ashtu si kan bere perhere.Ato qe u vrane ishin haptas me UDB dhe benin punen e Serbise.Ata sulmonin UCK nepermjet Bota Sote me keqe se shtypi i Milloshevicit.Shko shfleto arkivat e BS dhe e gjene kush jane ata gazetare shkrimtare….LDK i eliminoj qe te pastroje sadopak terenin dhe te akuzoje UCK ,me nje gur vret dy zoq.Ti robul e dine shume mire kete pune por edhe ti i nje brumi je dhe e nxjerr koken per te mbrojtr”viktimat” e tu,Fare ldkeiste fare e qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *