Tiranë-Durrës me pagesë? Balluku: Brenda vjeshtës nënshkruajmë kontratën me investitorin, ja detajet e para

Brenda vjeshtës së këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e kontratës koncesionare për autostradën Tiranë-Durrës, ku ndër të tjera synohet që kalimi për automjetet të bëhet me pagesë.

Lajmi për TV SCAN bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku e cila thotë se projekti për këtë aks iu është dorëzuar investitorëve, ndërsa pritet shprehja e interesit nga ana e tyre.

“Unë kohët e fundit kam patur kontakte me shumë investitorë të huaj. Ministria ka përgatitur fisha të veçanta për çdo projekt për të gjetur partneritetin e duhur, qoftë edhe nga pikëpamja e eksperiencave që investitorët e huaj kanë, por edhe nga pikëpamja e interesit të zhvillimit që ato kanë në vendin tonë.

Kështu që, rruga Tiranë-Durrës është dorëzuar në duart e disa investitorëve të huaj që kanë treguar interes, pasi ai është aksi kryesor që lidh kryeqytetin me portin tonë ndërkombëtar.

Ashtu sikurse dihet, ajo autostradë prek zonën industriale të Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranën apo Durrësin. Kështu që, besoj edhe interesi nga ana e investitorëve, shumë shpejt do të jetë i shprehur. Ndaj mendojmë që të gjitha këto projekte, vjeshta do t’i gjejë në kohën e nënshkrimit të kontratave dhe të realizimit të tyre.” -tha ministrja.

Megjithatë, Balluku sqaron se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

“Të gjitha rrugët që do të konsiderohen të futen në një koncesion me pagesë do të jenë rrugë që kanë alternativën e tyre. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë. Gjithashtu, ajo çfarë ne synojmë në projektet tona për rrugët me pagesë është që ndërtuesi apo investitori duhet të marrë përsipër dhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese. Ky është një element i ri që ne po mundohemi të futim në kontratat e reja dhe që normalisht do të ishte në favor të qytetarëve dhe të shtetit shqiptar, sigurisht”, tha Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas problematikës së shkaktuar me autostradën Milot-Morinë, ku aktualisht nuk ka asnjë rrugë alternative, ndërkohë që banorët e Kukësit janë të detyruara të paguajnë, ndonëse aplikohen tarifa të reduktuara.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Tiranë-Durrës me pagesë? Balluku: Brenda vjeshtës nënshkruajmë kontratën me investitorin, ja detajet e para”

  1. a says:

    ropt edhe ty ku ti kesh. nuk mjaftoi qe kjo rruge u vodh shume here por duhet te vidhet prape tani nepermjet koncesionit. po ky shtet me se meret ku i con taksat tona qe mbledh. nuk eshte se ne po paguajm koncesionarin dhe ato leke po na ulen nga taksat. kjo eshte nje menyre per te vjedhur. koncensionari po kur e nderton vete nje rruge le ta beje me pagese. kush do kalon, por rruga e bere me leket tona, e vjedhur nga shume qeveri kujtoj qe u be vetem 5 km per 5 ose me shume vite dhe per kete nuk u be njeri pergjegjes. ju qofshi. ju zenshin mallkimet e ketij populli se ato na kane mbetur.

  2. Beqiri says:

    Pak e keni!? Rasjani ketij populli debil rasjani se pak r ka!! Hahaha do paguani eee! Pse jooo

  3. xxx says:

    Kjo eshte qesharake si und te behet me pagese nje rruge 25 km, qe me shume do harxhohet kone duke bere pagesen dhe duke dale nga ana tjeter neper traret e kontrollit, beni me pagese edhe unazen e tiranes

  4. autostrada says:

    Kjo rruge patjeter qe duhet bere me pagese, madje sa me pare. Vetem se kete rruge duhet ta beje nje kompani e huaj serioze dhe me shume pervoje fhe ti.bihrt kusht te perfundoj sa me pare
    Dicka tjeter :
    Shume buje, shume zhurme para nje muaji , pra do nderhyej ne rrugen per Rinas dhe ne inagurimin e punimeve ministria dhe arrsh-ja
    Dhe si i perfundim ca punimesh u kryen ..?? U vendosen dy tabela per kufizim shpejetsie dhe ca kinezerira te tjera….turp

  5. xhemal says:

    lajmi duhet te jete isakte.do behet kur .si sa do jete tariffa,rruga pa pagese cila eshte dhe si eshte gjendja fizike e saj se qytetatet paguajne e duan te dine cdo detaj kur informimi eshte i sakte njerezit nuk paragjykojne. tendenca per te paguar cdo sherbim rrugor besoj se duhet bere me kujdes pasi qytetaret nuk mund te paguajne per nje rrufe disa jete.mendoj se mund te administrohet si veper publike nga shteti pa ja dhene privatit

  6. lalai says:

    Paguani o popull bythqir lërini llafet mos na çani trapin shumë….

  7. Kuq e zi says:

    Ketu duhet te ngrihet populli pa asnje parti mbrapa
    Rruga ne fjale me statut quhet “sh 2” (shteterore 2) rruget shteterore nuk mund te jene me pagese sepse jane rruge shekullore ku eshte perqendruar popullata
    Rruget me pagese kane statusin “A” (autorruge) keta behen me pagese sepse hapen ne nje gjurme te re (zakonisht larg qyteteve per ndotjen qe shkaktojne) hapja e tyre behet atehere kur rruget shteterore nuk perballojne trafikun e perditshem
    Pra ne rast se nuk mjafton “sh 2” fillohet nje autorruge nga e para por ketu po vidhet shteterorja per tja dhene miqve, populli duhet te levize sa me shpejt sepse kjo eshte thjeshte privatizim i prones publike me perparsi strategjike per ne

  8. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Nga 21 dhjerori tek banka = 1.2 euro me makine
    0.5 kush ecen ne kembe

    5 milion euro kush helmon lali bythen, edkarin e te gjithe familjet e tyre.
    Ju semurshin femijet. E te kene agoni sa me te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *