“Unë, bashkëpunëtor i Sigurimit?”, Eduard Zaloshnja i përgjigjet PD-së me dokument

15 Maj 2019, 21:16Sociale TEMA

Analisti Eduard Zaloshnja i është përgjigjur akuzave të gazetës Rilindja Demokratike, duke shpërndarë për publikun një dokument.

Bëhet fjalë për një shkrim ku organi qendror i PD aludonte se Zaloshnja ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Gazeta RD, ku kam botuar artikujt e mij te pare qysh ne lindjen e saj, me akuzoi para disa muajve se kam qene bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit.

Por dokumenti bashkengjitur i Autoritetit te Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, treogon se une nuk kam qene ndonjehere as bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit dhe as i survejuar apo i favorizuar prej tij” – shkruan Eduard Zaloshnja teksa publikon dokumentin e mëposhtëm.

8 komente në ““Unë, bashkëpunëtor i Sigurimit?”, Eduard Zaloshnja i përgjigjet PD-së me dokument”

  1. Sali kerma says:

    Po ke ngrene ne corben e RD mbetesh i dyshimte

  2. Johani says:

    Mos e flliq veten o Eduard djali duke jubpergjigjur PD-s, nuk ja vlene te replikosh me ata njerez qe fazzliqin e bajne njeri te paster nderkohe qe e gjithe bota e njeh per kriminel dhe pikerisht dy kryetaret e saj e kane kshilltar thuajse nuk ka shqiptar qe di ta beje ate pune,apo dule grekun e krahasojne me Skenderbeun e ndaj jush zbulojne ” prova” se paskesh qene bashkepunetor i sigurimit!!!!! O zot po shume durove qe sja krise nje rrufe mu ne mes te SHQUP-it po rrufeja nuk gjuan ne qenef as ne hitha thote nje fjale e vjeter.

  3. Taku says:

    Mos argumento me ordiner se ulesh ne nivelin e tyre dhe te mundin me eksperience pastsj. Jane nje makineti balte per kedo qe nuk i vjen pas fijes. Superkomuniste, sfare ironie…

  4. doni says:

    Si shumica e njerezve ne komunizem, te tera arritjet i pati me djersen e ballit dhe Sigurimi as nuk e vuri re …

  5. MH says:

    PD asht e mbushun me sigurimsa te shtetit duke fillue nga Berishe Penicilina e ne vashden e folklorit ciftelia,karramanja,stilolapsi,matematikania te cilet u zbythen ne kete parti per ti shpetuar parashikimit te goditjeve mbi cfare permbanin dosjet qe i zotnonte Berisha duke i tutorizue te gjithe anetaret e militantet ne PD.Mos me kundershtoni mua se ju hap dosjet.Keshtu e ka filluar karrieren politike te konvertimit nga komunist ne demokrat Berisha.

  6. Rr. B. Gramshi says:

    Eduarti vjen nga nje familje shume e pasur e Zaloshnjes, fshat i rrethit Skraparit.
    I ati, Xhevit Zaloshnja mori pjese ne luften kundra fashizmit i cili me pas diku nga vitet 50 kerkoi plurealizmin ne Shqiperi. Pushteti i asaj kohe e denoi me 8 vite burg dhe doli prej andej i semure rende, me ceroze, qe i mori jeten shume shpejt.
    E ema Shkendia eshte e motra e Sejfi Protopapes disident i hershem kundra komunizmit.
    Vete Eduarti mbaroi shkollen e mesme me medalje ari dhe mbas shume perpjekjeve pa deshiren e tij i nxoren te drejten per te ndjekur I.L.Bujqesor ne degen Ekonomi Agrare qe gjithashtu e kreu me rezultate te larta duke qene studentime i mire i vitit.
    Mbas renies se komunizmit ne Shqiperi ai ishte nder te paret qe u rreshtua me levizjen studentore dhe Partine Demokratike.
    Por nuk paska qene e thene qe zagaret apo kelyshet e tyre komuniste tashme te hibritizuar ne demokrate t’a lene ne punen e tij.

  7. Rukije Spiropali says:

    Tan Shqiptaret bij te Partise kan kane dhe do jene tan kohes. Spajuna dhe Servila pa pagese.
    T’rroje partia!

  8. alberta says:

    Z.Eduard Zaloshnja ka qene vertet studenti me i mire ne fakultetin e ekonomise agrare dega finance .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje