VENDIMI: Nga sot Facebook kufizon transmetimin Live

Nga sot facebook do të kufizojë transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përfshi edhe politikat e grupit dhe personave të rrezikshëm.

E bëri të ditur facebook dhe vendimi vjen pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin online, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.

Facebook-u është zotuar se do të shpenzojë 7.5 milionë euro në teknologji, për të indentifikuar video dhe imazhe të manipuluara që i shpëtojnë kontrollit dhe ripostohen më vonë sërish

Përmbajtjet e ndaluar do të fshihen automatikisht.

Gjiganti teknologjik ka thënë se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook-ut.

Nga sot shpjegon facebook “cdo kush që dhunon politikat tona më serioze do të jetë i limituar në përdorimin e LIVE për një periudhë kohe, psh 30 ditë nga dita e parë kur është bërë shkelja”

Shembull pa asnjë diskutim do të fshihet shpërndajra e një linku apo e një deklarate e një grupi terroristësh. Platforma synon që të zgjerojë masat shtrënguese edhe në disa të tjera në javët e ardhme, dukei ndaluar dhe mundësinë e reklamimit në FB

Facebook është në pratnership me tre universitete amerikane – Universitetin e Maryland , Cornell dhe Universitetin e Kalifornisë, Berkeley – dhe janë finaliar për të gjetur teknika të reja për të zbuluar  mediat manipuluese përmes imazheve, videove dhe audiove dhe një dallim midis postimeve të pakuptueshme dhe pas ndryshimeve të vullnetshme.

Në muajin mars, një i vetëquajtur supremacist i bardhë ka sulmuar dy xhami në Kristçërç, duke lënë të vdekur 51 persona.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VENDIMI: Nga sot Facebook kufizon transmetimin Live”

  1. Dada says:

    Pse nuk i thoni emrat. Turp per ylli mjeranin qe shkruan ashtu do ta krsh ne cv tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *