VENDIMI/ Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi dënohet me burg përjetë, mesazh fëmijëve: Të pranojnë ndihmën time financiare

15 Maj 2019, 12:51Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë sot (15 maj) në fuqi vendimin ‘burg përjetë’ për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshoren e tij Fildes Hafizin.

Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin më 17 janar dhe dënoi Kasemin për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.

Kasemi do kryejë dënimin për vrasjen e gjyqtares në një burg të sigurisë së lartë”.  Me këtë vendim Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen e ish- bashkëshortes së tij Fildes Hafizi do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Krimi i rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Gjyqtarja  u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Vrasja u shënua pranë shtëpisë ku banonte gjyqtarja Fildes Hafizi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.

3 komente në “VENDIMI/ Vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi dënohet me burg përjetë, mesazh fëmijëve: Të pranojnë ndihmën time financiare”

  1. Kaltra says:

    Po i doje fëmijët mos t’ja u vrisje nënën .Ajo iku ,ti në burg përjetë,fëmijët rrugëve.

  2. Kozmos says:

    NUK VRITET NENA E FEMIJVE , KY ESHTE KRIMI ME I RENDE . KETE MASE ME BURGIM TE PERJETSHEM E KA PAK .

  3. Burg per jete se po vret nje person duhet te vrasesh 4 e siper qe denohesh 25 vjet dhe per sjellje te mire del me shpejt o te mjere ku po jetoni vendi yne i dashur atdheu yne nuk eshte me I shqiptareve eshte i kurvave,pedera ve,gra shkerllyerve burrave te degjeneruar dhe tani eshte edhe jevgjve qe ra gezojne ra kene me jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje