VIDEO: Dalin pamjet tronditëse të aksidentit që shkaktoi 3 viktima

Kanë dalë pamjet e aksidentit fatal që i mori jetën tre personave mbrëmjen e djeshme në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Në këtë video shihet momenti kur nëna me dy vajzat, 21 dhe 15 vjeç, kalojnë rrugën dhe më pas makina u shkon drejt tyre, përplaset me tabelën e karburantit dhe i merr para.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit, 24 vjeçari Vilson Cara për të shmangur këmbësorët, një grua me dy vajzat e saj që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Nga aksidenti humbën jetën në vend Gentjan Belba, 23 vjeç i cili ishte pasagjer në makinë si dhe 46-vjeçarja Lumturie Demrozi,  e cila tentoi të kalonte rrugën me vajzat në momentin që u përplas.

Ndërkaq, më pas në spital ndërroi jetë edhe shoferi 24-vjeçar Vilson Cara. Ndërsa vajza e viktimës, Xh.Demrozi, 21 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “VIDEO: Dalin pamjet tronditëse të aksidentit që shkaktoi 3 viktima”

  1. true says:

    duket qarte, high speed mori ne qafe 3 persona.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Eh mor djema, po te kishit patur rripin, do kishit shpetuar. Per gruan sme vjen keq fare se kalojne si lopet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *