Vendi ku nuk ekziston korrupsioni: Paga minimale 2500$ dhe borxhi publik më i ulët i mundshëm

16 Maj 2019, 09:20Lifestyle TEMA
Vendi ku nuk ekziston korrupsioni: Paga minimale 2500$ dhe borxhi publik më

A mund ta imagjinoni një vend që krizën ekonomike botërore nuk e ka ndjerë fare, ndërsa vendet tjera i numëronin miliarda dollarë të humbura në ekonominë e tyre!

Një vend që pagën mujore minimale e ka mbi 2,500 dollarë.

Ku borxhi publik është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe që me sukses implementon politikat e saj të emigracionit.

Një vend që përqindjen e papunësisë e ka shumë të ulët, sistemin shëndetësor shumë efikas dhe që një sëmundje ngjitëse ka arritur plotësisht ta eleminojë

Megjithatë, zyrtarët e këtij vendi nuk kënaqen me kaq, ata janë duke punuar në zbulimin e ilaçit të sëmundjes së kancerit dhe shumë sëmundjeve tjera të rënda.

E ajo çfarë e bën këtë vend si në përralla, është fakti që shumicën e ditëve të vitit dielli është prezent, madje edhe në muajt e dimrit ku temperaturat bien nën 10 gradë celsius.

Qytetet e këtij vendi janë të përkryera, kurse fshatrat nuk i braktisin banorët, përkundrazi shumë prej tyre kërkojnë me ngulm të investojnë dhe të bëjnë një jetë edhe më luksoze.

Bëhet fjalë për Australinë, që sot konsiderohet si ekonomia e 12 më e fuqishme në botë.

Për plot shtatë vite nuk ka pasur recesion, që i bie tri herë më gjatë sesa Gjermania.

Ky vend me hapa të shpejt është duke u rritur.

Ekzistojnë disa arsye për rezultate të tilla pozitive, pasi Australia është shumë e pasur me minerale, në veçanti me hekur, dhe ka edhe gaz, ar, alumin, diamante e nikel.

Dhe pavarësisht sesa larg e ka ekonominë europiane dhe atë amerikane, ajo ka afër atë të Azisë.

Në Kinë, Indi dhe juglindje të Azisë, jeton gjysma e popullsisë së botës.

Kur 27 vite më parë në fillim të viteve të ’90-ta vendi u ballafaqua me recesion, autoritetet e vendit nuk hezituan të bëjnë reforma.

Një pjesë të shpenzimeve të sigurimit shëndetësor, pensioneve i ka kaluar tek shtresa e mesme.

Rezultatet? Australia nuk është zhytur në borxhe, ka një demokraci të zhvilluar ku respektohet prona private dhe që për asnjë moment nuk lëkundet sundimi i ligjit.

Korrupsioni dhe mitmarrja nuk janë mjet veprimi në politikë, as biznes, kurse transparenca është një nga mjetet mbrojtëse të qeverisë së këtij vendi.

Për asnjë moment nuk ka probleme me armë, nuk ka pasur luftë e as diktatorë në qeveri, dhe nuk i ka ndërruar sistemet shoqërore “sikur të ishin çorape”.

Australia gjithashtu ka një prej sistemeve më të mira të arsimit.

Natyrisht se Australia ka edhe anën tjetër të medaljes.

Të gjithë ata që i kanë kaluar të ’60-at, vështirë arrijnë të gjejnë punë.

Të papunët që jetojnë me një person që është i punësuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare nga shteti.

Sektori i teknologjisë informative, ajo e ndërtimtarisë, blegtorisë, dita ditës janë duke shënuar rritje, dhe për këtë arsye është më lehtë të depërtohet dhe të gjejnë punë në këto fusha.

 

 

9 komente në “Vendi ku nuk ekziston korrupsioni: Paga minimale 2500$ dhe borxhi publik më i ulët i mundshëm”

  1. like says:

    lajm fallco. ekonomia australiane eshte ne piken e saj me te keqe ne 30 vjetet e fundit. beni google.

    1. Askushi says:

      Se mos e ngat-rroni me Askypëninë mo like (floriri), hahahaa….

    2. australiani says:

      O zot, nga c’vrime miu kane dale keta gazetaruce idiote dhe teveqele, qe thone brockulla te tilla !?

  2. tarasi says:

    Vendosni sa eshte roga minimale , po sa ben nje shtepi me qera, sa nje kotec a e dini , une mora per 3 muaj nje budrum ne Nju Jork 25 m2 , para 3 vjeteve 1750 dollare ne muaj , ne Vancuver po keshtu dhe me shtrenjte shikoni vetem rogen , po shtrenjtesine ku e coni ?
    Qe te besh pak prokopi , duhet patjeter te punojne 2 veta , njeri te heqi llogarite , dhe me rogen tjeter akumulim , te pakten dy veta , me nje roge eshte e kote , cben o Vas , qep thase….,.

  3. Celo.Mezanaj says:

    Korrupsioni ka qene eshte dhe do te mbetet nje element themelor i shoqerise njerezore.
    Here si ves, here si nevoje dhe here si instikt (pak a shume si puna e seksit dhe e lojes) ai merr forma te ndryshme ne varesi te sistemit shoqeror (ligjor dhe zakonor) por gjithmone eshte verdalle.

    Australia nuk ben perjashtim. Nuk bejne korrupsion si derri por si kanguri.

  4. rexha 10 says:

    BORXHIN PUBLIKE E ADMINISTROJNE HAJDUTET POLITIKANE ME TENDERAT QE BEJNE .APALTET PUBLIKE I FITOJNE GJITHMONE ATA PERSONA QE NE TEORI OFROJNE ME PAKE SHPENZIME PER TE MBARUAR NJE PROJEKTE,NE PRAKTIKE NDODHE KREJTE E KUNDERTA .APALTET I FITOJNE BISNEZMENET TE LIDHUR ME MAFIEN PLITIKE TE KRIMIT EKONOMIK. KONCESIONET E MEDHA QE BEJNE KONTRATA PER PROJEKTE TE MEDHA FITOJNE NE DY MYNYRA. E PARA NDAJNE PARATE ME KAPOT E QEVERISE ,MINISTRA APO DEPUTETE PERGJYSEM ,DHE E DYTA ME PERSONA TE LIDHUR NE QEVERI BEJNE EDHE EVAZION FISKAL d m th NUKE PAGUAJNE TAKSAT SEPSE NUKE DEKLAROJN FITIMIN.
    JU KUJTOHET RRUGA E KOMBIT,APO ILIRI ME BLLOKE NE DORE QE I BENTE PRESION TE NDJERIT DRITAN PRIFTI PER 700 000 EUROFITIM?
    JA KJO ESHTE SHQIPRIA E 30 VJETEVE TE TRANZICIONIT ME KRIMINELA NE QEVERISJE,DHE HAJDUTA.
    PASTAJ DUHEN KONTROLLUAR SIGURACIONET ,DHE BANKAT PER PASTRIM PARASH ,d m th aktivitetin e tyre per te treguar se nga vijne parate.
    KETA JANE SHTYLLAT E EKONOMISE SE NJE SHTETI.PASTAJ PER TE PASUR NJE EKONOMI TE SHENDOSHE DUHET QE VENDI TE PRODHOJE ,DHE TE EKSPORTOI ,DHE JO TI MBAJE SYTE NGA TURIZMI.PERSE NUKE MERRET NJE POLITIKAN NE PYETJE PER TE DEKLARUAR PASURIN QE KA? E PATE SHUME MIRE SE CFARE PO NDODHE ME GJYGJETARET TE NDRYSHEM SI GJIN GJONI E KOMPANI.PO ME ADRIATIKE LLALEN CFARE U BE ?TE GJITHE TE KORRUPTUARIT E DINE SHUME MIRE SE KU E KANE VENDIN ,DHE NUKE ESHTE NEVOJA TE BEJNE BE ME KOKAT E FEMIJEVE.

  5. Durimi says:

    Po kur eshte kaq i begate, perse kengetari i Lsi donte te ikte nga Australia dhe te behej deputet ne Tirane ?

  6. Futja plot says:

    Ju shqipot me gojë te gjat hani m** kot. Idealizoni jetën jashtë kot. Ka tre kategori shtresash qe jetojne krejt ndryshe nga njera tjetra. Njera qe jeton me ndihmen sociale. Po edhe ajo nuk eshte jete. Shteti te paguan nje shtepi te rendomte dhe te jep para ne javë sa te mbash frymen gjalle. Kete shtresë e ke komplet të depresuar.

    Kategoria tjeter eshte ajo qe punon dhe merr rroge e cila eshte sa per te pagaur shtepine, per te ngrene dhe krahasuar me te papunet ke mundesi ndoshta per ndonjë makine dhe kredi shtepie. Eshte edhe shtresa qe ka bizneset e veta duke filluar nga dyqane e deri ne sipermarrje më të mëdha.

    Futja ne Europë na sherben per ate pashaporte dhe per nje punesim pa kufi. Edhe që kur te kalojme pikat kufitare si per shembull ne Itali mos të kalojme nga kontrollet e shpifura për refugjatët, por nga ai per shtetasit europiane ku trajtimi eshte si dita me natën.

  7. eri says:

    Se atje duhet pune, duhet shkolle e mbaruar ne Australi, duhet inteligjence. Ai deputeti ne Australi as halet nuk lante dot. Ndaj iku nga Australia. Vendet e zhvilluara jane te bukura dhe te begata, por kerkohet shume pune dhe sakrifica per ti arritur. Brezi i pare i emigranteve shqiptare dhe cdo emigrant ne pergjithesi pavaresisht nga vjen, ai vuan shume per te arritur dicka. Ka dhe perjashtime per ata qe jane koka dhe ju kane kthyer rishtas studimeve, ka dhe ne Australi, USA ose ne Kanada mjeke, juriste, notere, avokate, inxhiniere qe punojne ne profesionin e tyre. Por keta jane me kokrra dhe jane vertet njerez te afte. Shumica bejne pune te rendomta. Tek kjo shumice ka ish-deputete shqiptare, ish-pedagoge, ish-notere, ish-inxhiniera. Ne vendin ku kane emigruar keta bejne pune te rendomta, nuk e gjejne veten dhe i kap depresioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje