FOTOT: Alessandra Ambrosio “çmend demat” e Festivalit të Cannes

Ajo është një nga modelet më të famshme të modës. Alessandra Ambrosio i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa është shfaqur në tapetin e kuq të festivalit të Cannes me një fustan të kuq, që i nxirrte në pah kofshët e tonifikuara dhe format perfekte.

Engjëlli i Victoria Secret’s i ka mahnitur të gjithë gjatë parakalimit të saj me premierën e filmit “Les Misérables”.

38-vjeçarja ka treguar pothuajse me detaje të gjithë modelin e fustanit të saj të kuq, shoqëruar me sandalet ngjyrë ari, si dhe një make-up që binte në sy.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *