Jonida Maliqi duhet t’u këndojë shqiptarëve “Ktheju mendjes”, jo Tokës

Nga Neda Balluku

Jonida Maliqin nuk e kemi ndjekur dhe vlerësuar kurrë as për njohjet e saj gjuhësore dhe as për librat që ka lexuar. E kemi ndjekur dhe vlerësuar për shkak se është përfaqësuese e asaj pjese të shoqërisë sonë e cila merret me art, pra muzikë dhe me dimensionin e saj si influencuese imazhi, me risitë që sjell në fushën e kujdesit pikërisht të tij, të stilit dhe botës së modës. Çdo libër të lexuar dhe gjuhë të njohur, Jonida e ka barrë dhe lehtësi vetëm mbi supet e saj dhe llogarinë ja jep vetëm ajo njeriut që dëshiron të jetë apo të bëhet. Askujt tjetër. Aq më pak këtyre llogjerëve që nuk kursejnë dot as vrerin as like-un. Dhe sidomos tani, në këto kohë.

Jonida Maliqi është përfaqësuese e Shqipërisë ne një festival muzikor europian. Që do të thotë se Jonidën e kemi zgjedhur e dërguar pikërisht për këtë, të këndojë dhe të na përfaqësojë duke kënduar. Me atë që kemi mbi njëzet vite që e ndjekim. Por me Jonidën u sollëm kështu – i dhamë një varkë dhe i thamë: dil në det të hapur!

Mesa duket anglishtja është det i hapur për të. Të gjithë ne kemi një det të hapur. Për mua është muzika, por dhe vozitja me një varkë krejt të panjohur në botën e modës, veshjeve dhe imazhit. Jonidën e lamë në det të hapur ndonëse ky vend prodhon çdo vit e madje ka edhe profesionistë të mirënjohur e respektuar në treg që quhen specialistë marredhëniesh me publikun. Specialistë PR.

Të këndojë eshtë detyrë e Jonidës. Çdo gjë tjetër është detyrë e një stafi të munguar dhe e një ndihmësi apo ndihmësish të munguar, që duhet të përgatiste përfaqësuesen e vendit tonë për çdo mesazh që duhet të përcillte në intervista, për çdo fjalë thënë e fjali të artikuluar e kështu me radhë. Kjo duhej të qe detyrë e Radio Televizionit Shqiptar. Jo detyrë e Jonidës. Gjërat duhen ndarë, quhet organizim. Ky institucion nuk duhej të lejonte kurrsesi që përfaqësueset tona artistike të mbanin në shpinë një përgjegjësi që nuk e kanë. Në asnje vend të botës moderne kjo nuk ndodh.

Nuk ndodh që një përfaqësues të niset për debat, i papërgatitur. Nuk ndodh të niset për të kënduar, pa prova. Nuk ndodh të niset për garë, pa stërvitje. Është koha të hapim mendjen. U bëmë bajat duke përtypur çdo ditë e çdo kohë lajme portalesh që nuk kanë asnjë faj, përveç të na njohurit mirë si racë që kemi nevojë të shajmë e shfryjmë sidomos kur nuk i njohim mirë gjërat dhe nuk dimë si do duhej të funksiononte. Sot nëpër botë, asnjë përfaqësues i çfarëdo fushe, nuk mundet të ecë deri tek pragu i derës pa u përgatitur dhe konsultuar më parë me specialistin e tij të marrëdhenieve me publikun.

Ne Jonidës nuk i bëmë dot asgjë. Asnjë fjalë ngacmuese, asnjë meme dhe asnjë video për të shkaktuar histeritë e ngërdheshjeve nuk i bëjnë dot asgjë. T’i bënin, ajo nuk do të ishte sot aty ku është. Shqetësimi i madh është fakti që askush nuk merakoset, askush nuk foli, askush nuk reagoi të ndalonte një incident të paralajmëruar. Dhe dakort që s’dimë e s’mësojmë, por as nuk imitojmë. Ne vazhdojmë të kavërdisemi tek injoranca jonë pa u përpjekur ta kapërcejmë e të përqafojmë zhvillimin, por na mjafton të drejtojmë një gisht për t’i dhënë kuptim një faqeje instagrami dhe facebooku që kemi në pronësi. Duke harruar, që tre gishtat e tjerë ja kemi drejtuar vetes. Vetes tonë – ne anglishtfolësve më të mirë të të gjitha kohërave!

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Jonida Maliqi duhet t’u këndojë shqiptarëve “Ktheju mendjes”, jo Tokës”

  1. Fair enough says:

    Ik moj idiote. Keshtu e justifikon injorancen?
    Kengetaret ne eurovizion jane ambasadore te vendit qe perfaqesojne. Vecse e paditur Jonida doli dhe qesharake, me poza dhe sjellje qe shkaktonin ilaritet.
    Ambasadore te paditurise dhe te kotesise!
    Vanitoze! Na e shpifet!

  2. aleko says:

    Po pse kengetaret duhet pa tjeter te flasin gjuhe te huaja?..spo kuptoj..Po pse kaq e lehte u mendoka te mesoshe gjuhen e nje vendi tjeter?..Eshte per te kenduar aty jo per te bere gjuhetaren..

  3. Pa vlere says:

    Injorantet me shumice!
    Tani po fillojne te shkruajne argumenta qe justifikojne injorancen!!
    O Zot, o Zot !!

  4. ¬ says:

    Eurovision 2019
    Sërbia 1 pikë
    Maqedonia Veriut 2 pikë
    Israel 3 pikë
    Danimarka 4 pikë
    Croatie 5 pikë
    Slovenia 6 pikë
    Franca 7 pikë
    Rusia 8 pikë
    Greqia 10 pikë
    Italia 12 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *