Lëvizja e papritur, PD çon anëtarët e vet në komisionet e administrimit të zgjedhjeve

Edhe pse nuk është regjistruar dhe ka garantuar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor, Partia Demokratike ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Të gjitha degët janë urdhëruar të punojnë dhe të përzgjedhin emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën.

Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare 2 muaj me parë refuzuan dhe shkelën afatet kushtetuese për të dërguar në KQZ emrat e anetareve të KZAZ-ve, duke dhënë shenjën e parë të bojkotit zgjedhjeve.

Të njëjtat burime theksuan se caktimi i anëtarëve te KZAZ-ve, nuk e ndryshon vendimin e opozite për të bojkotuar procesin zgjedhore te 30 qershorit.

Partia Demokratike, pretendon se anëtarët e KZAZ që janë të PS, janë duke kryer shkelje të rënda ligjore, deri në regjistrim të paligjshëm kandidatësh apo falsifikim të dokumenteve, dhe dërgimi i anëtareve të saj ka për qëllim dokumentimin e këtyre shkeljeve.

Kjo thuhet se do i shërbeje kauzës së opozitës për të garantuar zgjedhje te lira e të ndershme.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar edhe sekretari i PD, Gazmend Bardhi.

Reagimi i Bardhit

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. 

Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. 

Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Lëvizja e papritur, PD çon anëtarët e vet në komisionet e administrimit të zgjedhjeve”

  1. Jurgen Klopp says:

    Kerkojne te bllokojne procesin zgjedhor diten e zgjedhjeve me komisioneret e tyre. Nuk duhen lejuar.

      1. Komentuesi says:

        Ne asnje menyre nuk duhet pranuar çuarja e komisionerve te opozites ne komisionet zgjedhore se jo vetem eshte e jashteligjesheme pasi ka kaluar afati,por qellimi tyre eshte UGURZI,PER TE BLLOKUAR VOTIMET.KOMISIONERET E TYRE DO MARIN POROSI DHE DO PAGUHEN ME SHUMA MARRAMENDESE QE TE PRISHIN ZGJEDHJET.Per kete KQZ dhe kolegji zgjedhor apo instanca te tjera te drejtesise,nuk duhet ta lejoi kete maskarade.

  2. Genjeshtra dhe mashtrime ... says:

    Ceta veriore – PD vazhdon me genjeshtra dhe mashtrime …
    pa u regjistruar si Parti pjesemarese ne Zgjedhjen nuk mund te paraqitesh komisioneret e tu ne qenrat e votimit !

  3. lymi says:

    Ne radhe te pare PS e ka te sigurt fitoren kjo nuk diskutohet se popull nuk jane vetem shpellaret malok dhe plerat e astirit por me kryesorja eshte se populli e di mire qe SALILULI e vrau partine me ca zvaranik qe i shkojne pas dhe LSI dihet mire qe eshte parti FLORIRI……

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Ju lumte,por shkoni qe shkoni merrni me vete dhe nje sasi brisqesh,shkume rroje,aftershave,…
    Rrini qe rrini, te beni dhe ndonje pune…

  5. #thetruth says:

    …..duhet kuptuar as eshte loje per ti sabotuar zgjedhjet ng a Brenda ….do kerkojne qe te mos certifikojne zgjedhjet…dmth…do hapin
    probleme dhe genjejne….
    ….dear o dear …cfare perversiteti…
    …..

  6. Kot says:

    E degjuat me cfare neverije komunikonte zeri i amerikes me Kryemadhin? A e degjuat se kryemadhi, veshemadhja nuk po ju besonte vesheve (mashalla plastike qe ka) se dhe Tit-it te saj i qenka ndaluar viza per USA? Ishte vizita e fundit e kasaj zderanikeje ne USA para se ta qethin ne burgun e grave?

  7. Taku says:

    Ne fund nuk kane per Te firmosur procesverbalet dhe zgjedhjet nuk quhen…. taktike e holle fare…

  8. Billy says:

    Nuk mund ti cojne anetaret ne keto komisione. Arsyeja, eshte sepse ato tashme jane plotesuar. Duhet qe ata qe jane ne detyre te japin doreheqjen, gje qe eshte veshtire te ndodhe pa kompromis politik.
    Ndersa ne komisionet e qendrave te votimit, ku emerimet e anetareve nuk jane bere ende, PD, LSI, mund te cojne anetare, te ngarkuar me detyre per te bllokuar votimet. duke mare vulat, deri ne thyerjen e kutive te votimit.

  9. Taraboshi says:

    Ju opozitar qe ju kishte pjellur nena vetem per poshtersi.

  10. Ilir says:

    Hani bagalina tani
    Ua futi palloshi

  11. Tironsi says:

    Barbaret duan te marrin kalane nga breda dhe bllokojne votimin me komisioneret.Kjo bande duhet futur ne burg jo te marri pjese ne kete grusht shteti

  12. Ilir says:

    O idiot we jeni kethyer PPSH dhe subjektet e pavarura,lol

  13. Bilbilenjet says:

    Kjo levizje e papritur e opozites eshte nje hile,nje thike pas shpines per popullin shqipetar,metode e keqe, iniciuar nga kryekrimineli Berisha dhe qe do zbatohet nga mendjefyelli Basha nga koke tulja Meta dhe nga karakurva Moniçka.Ata e kuptojne dhe e ndjejne gjall se me keto protesta populli eshte indinjuar,dhe nuk do t’a votoi kurre.Per kete ata veprojne me dredhira e poshtersi te tjera.

  14. Jimi says:

    Mendoj, por nuk e di se sa eshte e mbeshtetur ne ligj, se pjesmarrje e PD-s ne komisjonet zgjedhore eshte e paarsyshme dhe per pasoj edhe e paligjshme, perderisa nuk marrin pjese ne zgjedhje. A, nese duan te marrin pjese si vezhgues, po eshte e drejta e tyre !
    I provuan te gjitha mjetet deri edhe dhunen, me mendimin qe te sabotonin zgjedhjet, por nuk arriten ti pengonin. I vetmi mjet dhe i fundit besoj, mbetet dergimi i anetareve ne komisjonin zgjedhor, jo per te kontribuar ne mbarvajtjen e tyre, por me qellimin e vetem sabotimin.

  15. Futja kot says:

    Mos u sekelldisni, punet po ecin mire. Zgjedhjet do behen e do certifikohen nga nderkombetaret. PD shkermoqet, nuk do kete asnje te vetin ne pushtetin lokal. Do konfirmohet Bindja Demokratike. Sala shkon per pushime ne Rec. Atje mund te kete dhe Meten. Bie perdja. Mbaron filmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *