Për ata që e “nxijnë” Shqipërinë ditë e natë

16 Maj 2019, 20:30Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Për të gjithë ata që e nxijnë vendin e tyre, për të gjithë ata që ditën dhe natën nuk pushojnë së shari, së efenduari, së denigruari, së shpifuri, së akuzuari vendin e tyre, për të gjithë ata që kanë vite që sabotojnë dhe pengojnë me dashje integrimin e vendit në Bashkimin Europian, për të gjithë ata që pengojnë reformat dhe veçanarisht atë në drejtësi, për të gjithë ata që pushtetin e shohin me lakmi dhe e vendosin para interesave të vendit të tyre, për të gjithë ata që duan sërish nivelin zero, që duan sërish rikthimin e vitit të zi 1997, do të ketë një përgjigje në 30 qershor.

Për të gjithë ata që u pasuruan me taksat e shqiptarëve dhe pasuritë e vendit të tyre, për të gjithë ata që sot janë milionerë pa punuar 1 ditë të vetme, për të gjithë ata që edhe pse aksidentalisht janë sot “politikanë” kanë punuar me zell kundër interesave të vendit të tyre, për të gjithë ata që sa ishin në pushtet dhe përsa kohë janë pjesë e politikës mbrojnë korrupsionin, trafikun, dhe banditët do të ketë patjetër një përgjigje në 30 qershor.

Për të gjithë ata, që e kanë djegur Shqipërinë për pasurinë, për të gjithë ata që po e djegin sërish Shqipërinë për pushtetin e humbur, për të gjithë ata që shitën armët, municionet, zbrazën tunelet e ushtrisë dhe ekonomisë , që shitën bregdetin dhe detin, minierat, lumenjtë dhe liqenet për tu pasuruar, patjetër që do të ketë një përgjigje në 30 qershor. Për të gjithë ata që nxisin shqiptarët kundër shqiptarëve duke patur prapavijë të huajt si armiqtë e përjetshëm të këtij vendi, për të gjithë ata që bëjnë politikë me thirrje antishtet, antiligj, dhe shpresojnë dhe mezi presin të ketë sërish një 21 Janar të dytë, patjetër do të ketë një përgjigje në 30 qershor.

Një grusht njerëzish të pacivilizuar, të pagdhendur politikisht, të patjetërsuar edhe pse kollarisen majë makinave, nuk mund ta mbajë peng këtë vend, dhe të ardhmen e tij. Një grusht njërëzish, që sa ishin dhe sa kishin pushtet, nuk lanë gjë pa i marrë dhe pa i bërë këtij vendi, nuk mund ti imponohen vullnetit të shumicës së shqiptarëve.

Ata e kanë humbur trenin e fundit, për të qenë në vendin e tyre si politikanë, si faktor të progresit të këtij vendi, pasi janë rreshtuar me zell në llogoren e regresistëve, anarshistëve, dhe deformistëve. Ata janë pakica, ata janë e shkuara, ndaj dhe sërish do të humbasin, por kësaj here për të përmbyllur gjithçka kishin, por jo llogaritë me drejtësinë.

Për të gjithë ata që e nxijnë vendin e tyre në mediat e huaja, që paguajnë shkrime gazetash dhe portale mediatike të huaja madje edhe ruse, patjetër do të ketë një përgjigje të merituar në 30 qershor. Për të gjithë ata që kanë shpresuar dhe mbajnë ende shpresë se, shqiptarët mund të gënjehen me lugën bosh, me premtime bajate, me mashtrime të vjetëruara të tipit “made in 1996”, patjetër do të ketë një përgjigje nga shumica e shqiptarëve në 30 qershor.

Nga shumica e shqiptarëve që duan shtetin ligjor, nga shumica e shqiptarëve që po përjetojnë dhe miratojnë Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, nga shumica e shqiptarëve që i kanë kthyer kurrizin politikës së vjetër të molotovëve, që nxit dhunën, djegien e institucioneve, duke tmerruar fëmijët çdo ditë. Në 30 qershor , Shqipëria do të shpëtojë , do të rilindë, duke lënë pas të vjetrën, për tu bashkuar me trenin ekspres drejt Europës, drejt perëndimit, dhe jo drejt lindjes.

4 komente në “Për ata që e “nxijnë” Shqipërinë ditë e natë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    kane vec nje identitet: MUSLIMON BROTHERS! kane mavrosur,mavrosin e do te mavrosin per shekuj ne vazhdim Shqiperine………..

  2. per ata vertete qe duhej te ishin ne burg o gazetar

    Rama nuk i futi burg, ata duhen kalbur burg

    ishalla fillon SPAK dhe ikin per lesh

    respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje