Tare: Trofeun ia dedikojmë tifozëve, Inzagi do qëndrojë!

Lacio arriti mbrëmjen e djeshme të triumfonte në finalen e Kupës së Italisë ku mposhti me rezultatin 2-0, Atalantën. Pjesë e suksesit të bardhekaltërve është edhe drejtori shqiptar, Igli Tare.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjes dhe trofeut të fituar është shprehur se ia dedikon suksesin të gjithë tifozëve lacialë ndërsa nuk ka lënë pa komentuar edhe zërat që e shohin trajnerin Inzagi larg ekipit.

“ Ka qenë një viti i vështirë, me shumë ulje dhe ngritje. Kemi humbur betejën për Champions, por ky është një trofe që do të mbetet në histori. Ia dedikoj këtë trofe të gjithë tifozëve lacialë. Përsa i përket Inzagit, nuk ka diskutime ai do të qëndrojë te Lacio. Do të flasim me të në ditët në vijim, puna e tij është në sytë e të gjithëve por është një lacial në zemër. Qëllimi i të gjithëve është të vazhdojmë, përfshirë edhe presidenti. I kemi dhënë besim dhe komplimenta atij e stafit të tij”,tha Tare.

Me këtë sukses, Lacio tashmë ka të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Europës, ndërsa për shqiptarin tashmë fillon momenti kulminant i punës për të bërë lëvizjet e duhura në merkato dhe përforcuar më shumë ekipin kryeqytetas.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *