Të “çmendurit” në timon, ndalohen tre shoferë të dehur në Elbasan

Tre persona kanë rënë në pranga pas një kontrolli “blitz” nga Policia e Elbasanit.

Referuar raportimit zyrtar, mësohet se ata drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Më poshtë po përcjellim detajet e aksionit të “bluve” të Elbasanit:

Ndër të tjera njoftohet:

“Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore  në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve   dhe  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 60 vjeç  dhe  M.Xh., 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.  Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *