Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli, policia: Nuk po i gjejmë dot, jemi të shqetësuar

BBC raporton se një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës, shkruan BBC.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”.

Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet.

Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare rezultojnë të zhdukura dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli, policia: Nuk po i gjejmë dot, jemi të shqetësuar”

  1. Selfua says:

    Neqofte se kjo nen nuk e vetmuar e ka lindur kete foshnje pa burr, te dyja I ka perpire terrrizmi I tregut I legal odern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *