Nëse nuk hiqet taksa e qarkullimit, qeveria do i vjedhë qytetarët

18 Maj 2019, 10:12Ekonomia TEMA

Nga Ornela Liperi

Shqiptarët paguajnë sot çmimin e naftës me prej rreth 1.43 euro/litër, që është i 13-i më i shtrenjtë në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price (të përditësuara në 13 maj), në nivel të njëjtë me shtete si Suedia, Zvicra, Hon Kongu, që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne.

Një nga arsyet kryesore lidhet me taksat e larta që ngarkohen mbi naftën, të cilat reflektohen në çmimin final.

Sa herë që blejnë një litër naftë, shqiptarët paguajnë 32.4 lekë si taksë qarkullimit, ose rreth 18% e çmimit final që sot paguajmë për karburantin.

Në vitin 2018, vetëm nga taksa e qarkullimit buxheti ka arkëtuar rreth 160 milionë euro, që duhet të ishin përdorur për mirëmbajtjen e rrugëve.

Destinacioni i kësaj takse nuk është bërë asnjëherë i ditur dhe transparent, pasi ai kryesisht përdoret për nevoja të tjera.

Të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës.

Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdorën për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdorën për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistikë, siguri etj.

Ndaj është emergjente që qeveria të bëjë transparencë se ku kanë shkuar këto taksa që ajo prej vitesh po i mbledh përmes taksës së qarkullimit dhe nëse do të vendosë që rrugët të bëhen me pagesë, duhet të heqë këtë taksë, përndryshe kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur të qytetarëve të vendit.

9 komente në “Nëse nuk hiqet taksa e qarkullimit, qeveria do i vjedhë qytetarët”

  1. Rrufeja says:

    Mire qe na e the…nuk e dinim.
    Sa te ceket jemi, oh zot!
    Po te dali filan minister e te thote qe taksa perdoret per pensionet,ose per shendetesine,ose per arsimin…ka njeri qe do jete kunder takses? Jo.
    Gjeni mynyra njerzore,menyra bindese dhe normale .Do mjaftonte qe ti tregonit qeverrise se rruget me pagim jane jo te perballushme per xhepat tona,cenojne zhvillimin ekonomik,sjellin ndjesine e haracit( takse e marre me force).

    1. billi says:

      Po taksa e qarkullimit ka destinacion kete qe permendet ne artikull. Ka taksa te tjera qe shkojn per pensionet, shendetesine, sistemin arsimor. Ne artikull eshte trajtuar drejt niveli i te ardhurave dhe sa jane shpenzimet, nga ku rezulton qe mbulimi realizohet pa ndihme buxhetore. Mbajtja e takses dhe berja me pagese e akseve nacionale, eshte nje abuzim dhe vjedhje ndaj popullit. Kurajo ne denoncimin e cdo abuzimi.

      1. SartorToto says:

        trajtimi i Gazetares eshte i pasakt!

        1. Cuditerisht gazetarja “nuk e Di” qe Shqiperia eshte larguar prej kohesh nga taksat e dedikuara (sikurse ishte psh. taksa e rruges se Kombit qe vendosi majko), llogaria e te ardhurave dhe shpenzimeve eshte llogari unike e thesarit te shtetit. Edhe pse i eshte shpjeguar shume here (kam qene prezent ne disa nga sqarimet) ajo thjesht vendo ta injoroje shpjegimin dhe te vazhdoje me te sajen (duke keq informuar edhe lexuesin qe nuk ka njohuri ne shkencen e ekonomise dhe thellim ne taksimin publik!).

        2. edhe tek ajo qe thote Gazetarja eshte “cuditerisht” e pasakte, ajo e dergon te gjihte te ardhuren nga taksa per mirembajtjen e rrugeve dhe jo per investime (se perse e ben kete njezot e di… dhe pse heq nga llogaria edhe menyrat e tjera te transoritit edhe kete nje zot e di…)

        Por fatkeqesisht kjo ndodh kur dicka qe eshte e trajtuar saktesisht nga shkenca ekonomike interpretohet nga ekonomist/gjithollog popullor qe nuk kane as me te voglin merak se disinformojne nje shtrese qe nuk merret me fushen. nuk e di nese demi i shkaktuar ne kete menyre ne shoqeri mund te krahasohet me nje “mjek popullor” qe mer persiper te kuroje tumore me metoda alternative…

        Po na godasin nga cdo ane pseudo analiza, te ngritura mbi gjysem supozime, qe kane ne pah perfundime te llahtarshme… tashme eshte bere e domosdoshme per te gjetur nje filter “anti fake news”…

  2. Asnjehere nuk eshte bere trasparence per shpenzimet, me shume harxhohen per shpenzime dytesore sic jane pagat telefonat, sekretaret e deputeteve, dieta, rinovimimin e pajisjeve te zyrave dhe shume shpenzime inproduktive ne dem te shpenzimeve per investime qe gjenerojne te ardhura dhe shtojne prodhimin. Keto jane politka qe demtojne ekonomine dhe nuk risin GDP, duke varferuar popullin. Deputetet shqiptare jane te paafte te gjykojne dhe te ndikojne ne zhvillimin ekeonomim te shqiperise. Ata debatojne dhe kalojne kohen vetem duke share njeritjetrin dhe per te zene nga nje karrige te thyer ne qeveri, kjo eshte pasqyra me e mire e degjenrimit te politikes shqiptare duke bere qe te largohet rinia nga shqiperia. Shoqeria civile duhet te marre fatet e vendit ne dore se per ndryshe shqiperia do boshatiset dhe nuk do jete larg koha kur ne shqiperi te kendoje vetem qyqja

  3. rexha 10 says:

    KANE BERE DISA LIGJE VETEM PER TE MBROJTUR PUSHTETET E TYRE.I KANE LEJUAR VETES QE EDHE PO TE KAPEN SI HAJDUTE MBROHEN ME LIGJE.SHIKONI TE GJITHE GJYKATESIT ,QE PO PERBALLEN ME DREJTESINE SE SI PO VEOROJNE.MI KA DHENE PARAT NJERI ,APO TJETRI.CFARE U BE ME FULLANIN QE VODHI BANKEN E SEJKOS QE ESHTE SOTE GUVERNATORE.NUKE MJAFTON VETEM VJEDHJA ,PORE EDHE SHPERBLIMEPER DEMIN MORAL QE SHTETI I KRIJOJI KETIJ HAJDUTI. PO VJERRI I LULIT SA RIMBORSIM MORI NGA SHTETI SHQIPTARE ,PER PRISHJEN E HOTELIT MBRENDA NE DETIN JONE NE QYTETIN E VLORES ,EDHE PSE KY HOTEL ISHTE NDERTUAR NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN. KETA LEJOHEN TE VJEDHIN ,SEPSE I MBRON LIGJI.JANE ME MIRA RASTE.

  4. Noone says:

    Ja dhe një tipike idjote, që thote se duke vënë taksa e ben shtetin hajdut. Sa më shumë dalin tipa si kjo nëpër tv dhe gazeta, me shume do votohet Rama

  5. Kuq e zi says:

    Do mjaftonin dy ceshtje si kjo ta hidhnin qeverine per nje jave po te kishte opozite
    Por opozita jone nuk i permend keta ceshtje se per te pervetsuar keta taksa po lufton me shpirt

  6. rroku says:

    Mire ja bejne qeverite Shqipetareve se jane idjot, nuk ngrihen per vjedhjen qe i ben shteti por ngrihen per partite. Problemi i cmimit dhe cilesise te karburanteve ne vendin tone eshte nje skandal qe po grabit popullin dhe populli dele fle…..Popull dele….

  7. deshira says:

    Kush ishte kjo Ornela Muti?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje