Pjerin Ndreu: Pse vendosa të lë mandatin e deputetit për Lezhën

18 Maj 2019, 19:12Politika TEMA

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu, tashmë kandidat për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet vendore, sqaroi arsyet se pse vendosi të lerë mandatin e deputetit për postin e kreut të Bashkisë.

“Është stili im i të punuarit, terreni më shkon më shumë për shtat. Më duhet një sipërmarrje ku drejtoj unë, faturën pozitive apo negative e marr unë. Kam identifikuar një zonë me menaxhim katastrofë.

Të ardhurat vendore, merren e bëhen rrush e kumbulla, nga një bashki me një zullum skandaloz që e ka cuar qytetin në një qytet të mërzitshëm, pa investime, dhe vetëm interesat e lezhianëve nuk i përfaqëson.

PS ka 3 mandate që nuk drejton Lezhën, e lamë me 500 mln lekë të vjetra në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla.

Kemi denoncuar e po vijojmë me grupet e interesit në vazhdimësi janë shokuar kur kemi nxjerr të dhëna se c’bëhet në atë bashki.” -tha Ndreu, ndërsa theksoi se këto janë të dhëna zyrtare që s’mund t’i mohojë askush.

Do përshtasim një bashki me një strukturë eficente që i përgjigjet shërbimeve, Do ndryshojë koncepti i bashkisë. Nëse do e bëjmë si bashki ku gjithë fisi im do hyjë aty, apo ku emigrantë marrin rrogë aty, le të themi që do e bëjmë sipërmarrje private, sikundër është aty. Kjo kohë do të marrë fund” – theksoi Ndreu.

Lufta ndaj krimit të organizuar

Pjerin Ndreu i cili pak kohë më parë la mandatin e deputetit pasi PS i dha atij besimit për të kandiduar në Lezhë, dha kënd vështrimin e tij luftën ndaj krimit të organizuar.

“Koncepti im ndaj krimit të organizuar, të luftës antikrim do ishte pak më ndryshe, do isha me revolucionar. Ka ardhur koha për të ndarë konceptet e kësaj lufte.

Nuk mund të bëhet vetëm me policët, duhet një mobilizim nga masat parandaluese deri te ato ndëshkuese. Jo vetëm policia të jetë aktor, e më pas i faturohet gjithçka. Të kemi parasysh se shkaqe e krimit janë ekonomiko sociale. – theksoi Ndreu.

Kujtojmë se Pjerin Ndreu ka mbajtur gjithashtu poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje