Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

18 Maj 2019, 20:15Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka një seri të drejtash në gjërat që artikulon sot Opozita, kuptohet duke lënë ato të cilat i kërkon me hekur e me zjarr dhe anatemën fyese. Padrejtësia sot është kudo. Ka veç një të drejtë themelore nga ana e maxhorancës, sot, që zgjedhjet të bëhen në afatin e duhur. Deri më tani, Kushtetuta është arnuar saqë të vjen siklet ta përmendësh, ashtu si kanë vepruar të dy palët me të, kur i është dashur të fitojnë avantazh në zgjedhje. Këtë herë duket se kryeministri Edi Rama duhet ta mbyllë mandatin, paçka se zgjedhjet e mëdha duken afër, kurse zgjedhjet vendore duhen bërë në kohën e duhur. Arsyeja është e thjeshtë: Opozita e sotme dhe ajo e nesërmja duhet të mësohen me rotacionin normal dhe me rregullat e lojës. Kurse njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për zgjedhjet e tyre të tipit Nano, Berisha, Rama, Basha. Sa më shumë harrojmë aq më shumë e pësojmë.

Nëse Opozita nuk do futet në zgjedhje dhe gjasat duken të tilla, atëherë PD-ja dhe aleatët e saj do vuajnë shumë një zgjidhje, që u bë jo me logjikë por me emocion. Mund të artikulohen shumë gjëra ndaj maxhorancës, kundër të huajve dhe strukturave që monitorojnë zgjedhjet, por një gjë nuk mund të falet: Kontrata me njerëzit është për katër vjet. Nëse nuk e plotëson atëherë duhet të marrësh me vete pasojat.  Mjerë ti që e bën, më mjerë ata që të besojnë. Pasojat për opozitën do jenë realisht të mëdha, pikërisht dhe prej faktit që nuk po i përgjigjet lojës së thjeshtë të demokracisë. Mbi të gjitha nuk po përgatitet në kohën e duhur për ndryshimin.

Është e tepërt të besosh se Edi Rama do të vazhdojë më pas këtij mandati. Është për të ardhur keq zhgënjimi prej tij dhe sidomos gjuha e përdorur nga kryeministri shqiptar. Njeriu që pretendonte se do të ishte zëri i popullit dhe lideri i të Majtës, tregoi se mori një vend që nuk i takonte thjesht prej paradokseve të kohës dhe mënyrës sesi zgjidhen sot njerëzit. Veçse tërheqja e tij, shumë i përmendin shpesh ato, do të jetë vrastar për PS-në, që pas tij do t’i duhet kohë e gjatë të gjejë veten. Megjithatë ky moment do të jetë i pamëshirë jo vetëm për të por edhe për të gjithë të Majtën, që besoi se ky njeri ishte i duhuri për vendin. Njerëzit e thjeshtë të PS-së janë njësoj të zhgënjyer, paçka se tërheqja e Ramës në këto momente do t’i kthej shumë pas.

Zgjidhja e palëve është një: Të marrin pjesë në zgjidhje dhe në vend të merren me Borschardt dhe Vllahutin, të mësojnë sesi Shqipëria mund të jetë demokratike. Është e thjeshtë edhe pse palët e paraqesin sikur po bëjnë një mundim të stërmadh për të na përfaqësuar dhe sesi u dhemb për zgjedhjet. PD dhe LSI po dëmtojnë jashtëzakonisht veten, kurse PS-ja po bëri flirte do marrë rrugën që ka nisur opozita e sotme.

30 komente në “Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së”

  1. Klisen says:

    PD ne fund eshte ku do shkoje me shume se kaq? hahahahaha Rama nuk ka shanc te terhiqet kur ka partine me te madhe ne Shqiperi nga mbrapa,harrojeni. Pa harru nderkombetaret qe e mbeshtesin hapur.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ja fut kot ky Andoni, megjithse nuk e lexova deri ne fund,–Porse ikja e Rames nuk eshte fundi I PS-se, Perkundrazi

      Ikja e Rames ehste shpetimi I PS-se nga aradha e sharlataneve kaure , te cilet e kane mberthyer per gryke PS-ne qe ne vitin 1991 , dhe e kane kthyer ne nje lope qe e mjelin per intereast e familjes se tyre, dhe Greqise , dhe ne te njejten kohe e kane nxjerre PS-ne nga natyra e saj qe buron nga emri I saj dhe e kane kthyer ne nje shtojce te partive te ekstremit te djathte
      Dhe pse e kane kthyer PS-ne ne nje bisht te ekstremit te djathte.?

      Sepse duke zbatuar programe ekonomike te ekstremit te djathte keta “te pabeset ” qe kane mberthyer keto 30 vjet PS-ne ,vetem ne kete menyre mund te justifikojne vjedhjet qe bejne per vete, per rrethin e tyre te ngushte ,
      dhe per interesat e Greqise

      Ndaj ikja e Rames do jete nje shpetim per PS-ne dhe ne te njejten kohe do jete nje shpetim per popullin e thjeshte shqitpar , sepse shumica dermuese e njerezve te thjeshte jane te majte ,
      dhe duke ikur Rama ,
      programet ekonomike te PS-se do jene te majta realisht , jo me fjale, , qe do te thote do jene ne sherbim te shumices dermuese te Shqiptareve,
      duke ju ulur taksat dhe cmimet e sherbimeve njeresve te thjeshte dhe duke ju ngritur taksat milionereve te cilet Rama ju jepte miliona dollare falals , duke I marre nga xhepat e shqitpareve te thjeshte nepermjet taksave te larta

      Ndersa e djathta me PD-ne ne krye , eshte parti vetem per te ndejtur ne Opozite, nuk esht [per pushtet .

      Porse sic thashe ne pushtet duhet te jete nje e Majte e vertete , me njerez me experience pune dhe jete, por jo me experience vjedhje dhe spiunlleku te Greqise si Fatos Nano, Majko Angjeli, e compannia e te “Pabeseve”

      Ata te pabeset , te largohen te shkojne tek Partia e grekeve te Shqiperise, dhe nderkaq Prokuroria e pergjitheshme e cila duhet t e jete e pa-aneshme ,
      dhe duhet qe keta “tE PABESET” DIREKT TI HETOJE PER PASURITE E TYRE qe I kane krijuar duke vjedhur popullin shqiptar nepermjet privatizimeve kriminale te pasurive te Shqiperise, sic ishte Telefonia Cleulare te cilen Fatos Nano ja fali gjysmen shtetit grek dhe gjysmen privatit grek, per 5 leke
      Dhe natyrosht tani Nano shijon parate shqitpareve duke ndertuar hotele ne Viene ,qe esht qyteti me I shtrenjte I Europes
      Natyrisht kur them te “Pabeset” e kam fjalen vetme per keta qe militojne tek PS-ja, sepse pkjesa tjeter nuk jane t epabese por jane kristiane te vertete, sic eshte ky zotnia I shkrimit, Ngjela, Zheji, Kristafi etj etj ,Komplet,dhe gjithe te tjeret qe jane patriote dhe perfaqsues te denje te kombit tone .

      Prandaj po them, qe ikja e nje funderine morale si Rama me kompanine e tij te pionereve deficente ,trafikanteve te droges, dhe hajduteve me cizme,
      do jete nje shpetim dhe Rilindje e vertete per vlerat morale Sociale te PS-se

      Dhe per here te pare ne keto 30 vjet Shqiperia do kete me te vertete nje Parti te vertete Socialiste ,e cila do mbroje interesat ekonomike te 90% te shqiptareve qe jane njerez te shtreses se varfer dhe te mesme

      Sepse per gjithe keto 30 vjet Shqiperia esht zhtyru ne avrferi, totale, sepse nuk ka pasur ne drejtim asnjehere ndonje Parti me te vertete socialsite, qe te kete program tamam spocial, sic e kane Partite Socialsite ne Angli, Hollande, Danimarke, belgjike, France, Spanje etj ,
      Por kemi pasur dy parti qe ne politike zbatonin te njejtin program ekonomik, qe ishte program ekonomik ekstrem I djathte , tipik Mesjetar,
      I cili mbjell vetem varferi per njerezit e thjeshte dhe pasur perallore per pakicen qe vegjeton ne oborin qeveritar

  2. Tanguli says:

    O Ben i rrufsh topet Edi Rames! Deri ne 2015 eshte i sigurte si kryeminister, pastaj shohim e bejme!

    1. o trongull jemi ne 2019 ! ca do shohesh o toc ! edi rama e ka qelbur muhabetin

  3. Ina says:

    zoti andoni, une jam nje socialiste, dhe s’e kuptoj pse me quan te zhgenjyer nga rama? A se si zoteri. Rama eshte nje lider i vertete, me edukate, me qytetari, me kulture perendimore, dhe sado ta konsumoje pushteti ai do te dije te perballoje edhe kete qe ne fakt, eshte nje beteje fallco, sepse pd tashme ka vdekur. Po i vjen vetem era e barutit sali, qe do shuhet edhe ajo dale nga dale. Keshtu qe ti mos fol per socialistet. Ata nuk jane aspak te zhgenjyer nga edi rama, por jane te zhgenjyer nga dhuna, rreziku i pd, sali berisha, ilir meta, monika, e kompani, te cilet duan te shpikin kriza te panevojshme. Ne kete kohe, duhet ta kishit mbeshtetur edi ramen, sepse ai eshte i vetmi qe s’e ka humbur arsyen. Ai do t’ia dale, sepse arsyeja fiton gjithmone. Ju intelektualet mbrojeni kete vizion, dhe mos u beni pale me serbofilet! Kaq kisha
    !

    1. Komentuesi says:

      Asnje nga socialistet nuk eshte zhgenjyer nga Edi Rama se ai nuk ka hedhur ndonje bombe molotov apo te kete vrare ndonje kundershtar siç beri Sali Berisha.Me Edi Ramen,Shqiperia do ecin perpara.Ato qe thoni ju zoti Andoni mbajini per vehte.Ne kemi besim te Edi Rama.

      1. 888 says:

        Une jam nje nga socialistt jo vetem i zhgenjyer,por e akuzoj Ramen se ka shkaterruar PS-ne dhe shtetin ligjor!
        Keta qe mbrojne Ramen,o jane rilindas o jane budallenj!

    2. Votues says:

      Rama me edukate perendimore ? Rama me edukate qytetari ? Rama me shkolle ? Rama eshte me universitetin e Albanise dega e piktures(merre me leng se mishi u mbarua. Rama tipik kapadaji shqiptar, nuk ka respekt as per shoket as per popullin e vet. Gjate qeverisjes ka bere gabime te tmershme(Shiko: Tenderat e ndryshme dhe me skamdalozi tenderi 40 milionsh eurosh qe do te conte ne katastrofe dhe ne ndjekje penale cdo kryemnister te botes). Rama eshte e keqja me e pranuar per Shqiperine se krahu tjeter me Saliun ne krye jane kriminele. Rama nuk eshte kriminel. Pastaj shqiptaret votojne sikur partite te ishin skuadra futbolli(dmth tifozllik i cmendur).

  4. j says:

    Popujt e prapambetur, kane nevoje per diktatura.

    1. Hysni says:

      O J ku e shikon diktaturën ti? Apo se duhet të jesh në rregull me ligjet?! Këtë quan diktaturë?

  5. G.g says:

    Ne kete artikel eshte pare deri tek maja hundes. Po u terhoq Edi jo Vetem i vjen fundi PS por dhe Shqiperise sepse ne krye do vije perseri krimineli dhe Kanceri i Shqiperise qe do e beje copa copa.

  6. ?? says:

    Ben Andoni !
    E di që e ke të qartê, po pse nuk e thua ,që me gjith kusuret e maxhorancës ,kjo krizë u stis nga Berisha dhe Meta,prej frikës? VETINGUT !!
    E mohon dot ??!!
    Po s’je i pa anshëm, s’je i besushëm .?

  7. BEN ANDONIT ! says:

    LEXOJE KRESHNIK SPAHIN TEK TEMA.
    MOS U PËRDRIDH SI KURVAT .

  8. Andrea says:

    Hej, boll me gojore Bashës .Bëhu burr.

  9. ???????????????????????????????? says:

    Ky Beni ?. As mish , as peshk? Si hemafrodit .

  10. lumi says:

    Ben Andoni ke shume ndryshim me Ramen ne te gjitha aspektetet prandaj nuk e kupton dhe ne analizen qe ben bije padashje ne gabime. Rama eshte person i kompletuar i cili me idealizem , pasion e dashuri per popullin po qendron me vendosmeri per te miren e Shqiperise,Koha do provoje se Edi Rama eshte ne rruge te drejte njerezve ju del detyre ta perkrahin si Liderin e tyre qe mendon per ta.

  11. Sali says:

    Teorija Berishiste .Te gjithe maskarenj .te gjithe kriminele te gjithe hajdute eshte futur thelle ne analizen e CDO analisti.teorija ta mbaj mire me Dy palet Nuk I sjell asnje te mire popullit

  12. Alban nga Toronto says:

    Cfare ka bere Jew Rama!!! E mori Shqiperine me mos me keq si e la Berisha rrumpadhe e me borgje. Filloj te krijoj shtet packa se kishte ata sahanlepiresat e LSI Levizja Shpallur Imoralitet.
    As keta 18 muaj qe po shikoheshin rezultatet ne Turizem, Infrastrukture, Arsim, Shendetesi te lene keta Burralecat Frikacaket PD Partia Diversante + LSI Levizja Shpallur Imoralitet…. Durim!!! Koha do te tregoj!!!

  13. shqiperia qe duam says:

    Ben Andoni ti hash mutin Rames. Rama do te mbetet ne histori per reformat dhe per gjakftohtesine dhe qetesine , ai eshte nje engjellor ke qef ta degjosh.

  14. ppp says:

    jane te zhgenjyer sidomos edhe nga media ku futet edhe ky b.andon koti

  15. Artur says:

    Kontrata eshte 4 vjet, por nqs nuk zbatohet kontrata, njera pale e zgjidh kontraten. Te pakten kur e mbroni Ramen, gjeni “avokate” me te mire.

  16. Xyz says:

    Ske faj z Andoni qe ankohesh per gjuhen e Rames Ju te kazanit doni Salen se ai e kishte gjuhen e embel u vriste e burgoste a ulinte ai ta kritikonit??? Ju keto vjet qe qeveris Rama keni hapur gojen se nuk ka mentalitetin e Sales
    Po pse nuk ua thote goja se Rama eshte KMinistri me I mire deri tani e nuk ka pse te terhiqet se do Luli e Monika pushtet pa zgjedhje Edhe socialisteve nuk u pelqente Sala , e ai jo e nuk la pushtetin bashke me Liken, e Lulin vrane kater te pafajshem e plagosen shume te tjere e ankoheni sot per shko pat e Dollapit e per gazin Keta po e mbajne peng kete vend durimi ka nje fare kufiri , zgjodhen rrugen atje te rrine

  17. Jep says:

    Rama duhet te iki, perpara duhet pastry politika nga berisha, bashic I, mediu, Mona, like floriri, noka e ter pd, pa Harru rucin.
    Dujet brez I ri politikanesh, se kta qe Jan Tani mbajn njeri tjetrin ne politike.
    Po te ish Rama I plaster, do e kish kaplu ne burg tashi, brishen serbe te vicidolit apo liken me shoke. Kta Jan te gjithe nje kallep, po per hir t te vertetes, Rama esht e keqja me e Vogel, deri sa dikush tjeter ndoshta znj. Hajdari t marri frenat e PD ne dore.

  18. Ina says:

    Edi rama eshte fati i shqiperise! U preka kur tha se nuk i gezohet dot puneve qe ka bere! Po ne populli i thjeshte gezohemi dhe i jemi mirenjohes! Si e duronn ai djale poshterimin e fevzi saliut nuk e di! Te mos e harroje askush se kjo demokraci ka kaluar edhe nga kockat e kokes se thyera te kokes se edi rames, ndaj ai duhet inkurajuar sot me shume se kurre! Perpara edi rama

  19. Ardjan says:

    Çdo lloj lëshimi në këtë moment është i dëmshëm për ps. Skenari më i keq do ishte largimi kryeministrit që mund ta katandis ps.si pasok në greqi! Kujdes! Protestat e dhunshme të opozitës më së shumti kanë goditur institucionin e zgjedhjeve,me apo pa opozitën tashmë ato janë të kërcënuara nga bandat e molotovit!

  20. Olimpia says:

    Ben…beteja midis Rames dhe Berishes, sepse Basha eshte thjesht nje lolo, eshte bereja midis perparimit .kultures , zhvillimit, perendimit qe perfaqesohen nga Rama dhe tribalizmit fashist, haxhiqamilizmit, injorances , qe perfaqesohen nga Berisha .Natyrisht te dy kane ndjekesit e tyre , por Rama ka shumicen absolute dhe po te futesh mbi 80 perqind te emigranteve , cdo gje eshte e qarte.Edhe sondazhi i fundit italian deshmonte.dominimin absolut te socialisteve.Sa per dijeni , populli i majte edhe pa Ramen fiton , pavaresisht problemeve Sepse populli i majte mbi te gjitha voton idene e se ardhmes dhe jo individualizmin egoist.Bile Rama eshte nje liberal.por nese PS do ta udhehiqte nje i ri me kulture perendimore me majtas , fitorja do te ishte shume me e thelle.Sepse ka shjme aresye qe shqiptaret votojne majtas , ti i di por ben sikur nuk i kupton .
    Ndersa sinjali amerikan per Vasilin ne fakt ishte nje paralajmerim per ciftin Meta, ne se do te vazhdojne me histerine antiamerikane , shume shpejt do te jene …miq.. me Robison Kruzone..ne nje ishull , bashke me nje dhi , ashtu sic eshte Berisha .Amerkanet ishin vendimtare per Kosoven e lire ndersa idiotet kriminale Berisha , Mona Basha sulmojne perendimin…cfare ndyresie antishqiptare.

  21. Shkodrani says:

    O popull dele 95 perqind jane vertet dele pushtat komuniste ju kan bo vsksinen nga 1945 e deri me tash bojn qka dun edhe ju vazhdoni me saliun nanon rucin meta rama basha e do vazhdoj ky hajduti veliaj tju miel per dite o popull dele kta pisa pushta te kuq zihen diten e ndajne fitimet naten e ju mereni me fjale kjo politike ne shqip e partite politike qe jane jani zgjatime te ppsh po ti shikoni me rradhe kush jane kta individ do kuptoni cfare bohet por shqipet vazhdojn me historine e kuqe se vaksina e ka bo punen e saj prandaj deri 2100 ashtu do kaloni mire ju bohet se e meritoni sipas kokes e dhe kapelen zoti na dha mend e zemer ne 5 perqind qe kemi ik prej nje vendi qe ka humb prej kohesh pushtat e kuq nuk ikin aty pa lufte kjo duket edhe ne ditet e sotme ata jane gati ta cojn ate popull dele mish per top sic e kan bo ngahere edhe ato prap meren me kto pisa ne vend qe ti djegin te gjalle ate race te keqe fara me e keqe e njerzimit poshte pushtat e kuq qe e kane mar peng ate vend zoti i ndeshkoft se populli dele as nuk ka asnje mundesi vaksina i ka mbyt edhe shikojn vecse endrra me lider te kuq hajde tung rrofte demokracia reale ne eu e shba

  22. gjeramadhi says:

    rama ka shume gabim nuk di te qeverisi shkurt eshte trap .pse ? me shpellaret duhet te sillesh super shpellar ,ata ( pd) ka bere shume krime por ne shtyp nuk shohin asgje kurse ne shohim sesi e denigron sala ramen sikur ky i fundit ka vrare e prere dynjane .propapganda duhet te jete me kulmqe sala te mos marri fryme ,fatkeqesisht jo qe merr fryme lirish por eshte hedhur ne kundersulem dhe une qe jam me ramen po me bind pd se rama eshte vertet kriminel

  23. Tori says:

    O Shkodrani,e ke gabim.A nuk e sheh ti sa te gezuar jemi ne komentuesit rilindas me sukseset e medhaja qe ka arritur Shqiperia nen udheheqjen largpamese te partise me ne krye lidern boteror EDI RAMA ?A nuk e kupton qe ne po shkojme nga fitorja ne fitore?A e ke degjuar ate shprehjen qe perdorej dikur per udheheqesin tjeter largpames te monizmit (megjithse ai seshte as sa gjysma e Rames )qe uji nga burimi del i kulluar por turbullohet rruges dhe per kete Ra ma nuk ka faj.Cfar faji ka ai se Tahiri drejton drogen,se Xhafa mbron vellain e tij te denuar,se Gjiknuri desh te vidhte leket e unazes se madhe ,se Beqja vjedh nepermjet koncesioneve te spitalit e plot raste te tjera me Veliajn e Dakon.Po te duash mos na e ofendo udheheqesin e zgjuar me edukate e kulture europiane qe marrte dite nga ditet e atyre qe e duan kaq shume.Jo nga te mijat sepse me duhen pervete.

  24. Alieni Lela says:

    Ben Andoni, aktor qe drejtonte revisten letrare “Milosao” (nuk e di, nese e drejton ende)!!! Ato qe perzgjidhte per botim, i perzgjidhte duke u nisur nga interesa personale (sic me kane thene), ose nuk merrte vesh nga letersia, duke injoruar krijime me vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje