Serbia në përgatitje të një kundër rezolutë për Kosovën

20 Maj 2019, 17:45Rajoni TEMA

Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, gjatë një interviste për tv serb “PrvaTv”, ka njoftuar caktimin e një séance të posaçme të Parlamentit serb, në të cilën pritet të miratohet një rezolutë mbi krimet e shqiptarëve të Kosovës. Kjo, sipas tij, do të ishte kundërpërgjigja e rezolutës së fundit të Prishtinës, që akuzon Serbinë për “genocidin serb”, transmeton b92.net.

Drecun, i cili kryeson Komisionin e Kosovës në Kuvendin serb, i tha sot televizionit serb, se në rast se mund të caktohej seanca, deputetët e popullit do ta përdorin atë për të diskutuar pastrimin etnik brutal që është nga UÇK-ja “terroriste “. Sipas tij, në këtë mënyrë do të dënohej pastrimi brutal etnik i serbëve dhe do të kundërshtonte fushatën brutale të gënjeshtrave, që po përçon Prishtina.

Drecun,rikujton se ditë më parë u mbajt një seancë e përbashkët e Komisionit për Kosovën dhe Metohinë dhe Komitetin për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, përmes së cilës u hodh poshtë rezolutën e Prishtinës, në të cilën thuhej se “është e rreme dhe e bazuar në gënjeshtra, qëllimi i të cilave është të nxisë më tej urrejtje ndaj popullit serb”.

2 komente në “Serbia në përgatitje të një kundër rezolutë për Kosovën”

  1. babo says:

    Me fotografi nga pornot e Irakut… (???!!!)

  2. kosovari says:

    Nuk eshte ky ne foto Millovan Drecun,por Darko Trifunovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje