KPK dërgon në prokurori Petrit Fushën

21 Maj 2019, 10:12Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në prokurori për hetime penale dosjen ndaj ish- kreut të Prokurorisë së Tiranës, Petit Fusha, i cili dha dorëheqjen për t’i shpëtuar procesit të vetingut.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp, KPK njoftoi të martën se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, Petrit Fusha.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt pasi u njoh me rezultatet e hetimit 1-vjeçar kundër tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke i kursyer vetes ballafaqimin me barrën e provës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi procesin e vetingut për Petrit Fushën në janar të vitit 2018 dhe e përfundoi hetimin kryesisht në shkurt 2019.

Petrit Fusha ka ushtruar detyrën e prokurorit nga viti 1997 deri më 28 shkurt 2019, kur vendosi të largohej me dorëheqje nga sistemi. Ai ka punuar në prokurorinë e Tiranës për një periudhë 15 vjeçare dhe u emërua drejtues i kësaj prokurorie në vitin 2013. Në vitin 2017, Fusha u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbarimin e statusit të magjistratit, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Fushën, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

11 komente në “KPK dërgon në prokurori Petrit Fushën”

  1. Me i korruptuar ne cdo drejtim, duhet te futet ne burg. Ka denuar padrejtesisht shume te pafajsham duke lene jashte qeveritaret e korruptuar.

  2. ME EMER says:

    Nje sistem i kalbur shoqerror qe ka shkaterruar shoqerine shqiptare prej rreth 30 vjet ..! Zoterrinj qe mundoheni te merrni “frrenat” ne duar per ti hedhur “hi ” syve te popullit , ju sygjerroj qe ti mbyllni “hetimet ” tuaja me te korruptuarit , na paraqesni punonjesit e drejtesise qe nuk kane bere abuzime , pasi kjo eshte me e lehte , se kam qendruar ne vitet kur filloj degjenerimi moral i shtetit pra ne fundet e viteve 80 -te , per nevoja pune dhe s`mund te harroj thenien e nje zonje qe e quanin Tula , ne gjykaten e Korces , qe me keshillonte ” nuk e sheh qe eshte qelbur peshku nga koka , terhiqu “..! Ata i di “mehalla “, sikurse dhe te gjithe te liqte e tjere , por qe nuk mundet te “hetohen” nga shoket e tyre , gjithashtu te ligj ..!

  3. Dean says:

    Pse tallni karin me kete popull o KP lesh… Po ky vazhdon merr tendera perdite nga Erjona Velija dhe Edi Rama ju thoni do ahkoje ne burg.. Po kjo eshte nje nga serite e komedise se korrupsionit qe luhet perdite ne Shqiperine tone te mjere… Pa merak se do ti rruajne koqet Petrit Fushes,ai KPK-ja,si Kr. Renda te gjithe me radhe…

  4. Edhe pasardhesja e ketij Monstre ne krye te Prokurorise te Rrethit te Tiranes, “zonja” Elisabeta Imeraj, eshte shume-shume e korruptuar dhe ka bere me korrupsion shume prona si shtepi e dyqane-lokale, por dhe para Cash. Kete 1-vit e ketej ka levizur shumicen e ketyre pronave tek farefisi i saj dhe shoqeria e ngushte. Mjafton nje hetim special tek zona afer Ambasades Polake ku ka disa Lokale dhe Dyqane, dhe nxjerr edhe te tjerat qe i ka bere kjo Prokurore e Rrethit te Tiranes me korrupsion direkt me krimin me te larte ne vend. Ajo gjithashtu ka nxjerre shume para ne valute Euro e Dollare jashte shtetit, duke shitur dhe disa nga shtepite dhe dyqanet-lokalet, sapo filloi procesi i Vettingut.

  5. Visi says:

    Jo vetem te korruptuar por edhe kriminela, se kane shkatarruar jeten shume njerezve, si ai i fkiksit mbreme, pse nuk e kane futur ne veting edhe testin e droges, se me rroge doza nuk blihet

  6. TRAPI says:

    KA MARRE PARA PER TE MBYLLUR VRASJE,,MIKU DHE BASHKEPUNTOR I LLLALLES….HAJDUT ORDINER,,KATUNDAR I QELBET…

  7. Andrea says:

    Eshte nje mafoiz i madh, ka bere shume gjera te jashteligjeshme, vjedhje pa fund, rraseni brenda sa me shpejt.

  8. Kasem gahinji says:

    Petrit fusha ka qene prokuror ne durres ne 1992.i ka sherbyer saliut me zell ndaj ka bere dhe kariere.

  9. deep state Alb Nakba says:

    hiq mos e rruni, do ta rregulloj xhaxhi Edi me Tualet Yaris etjetj…

    shnet dhe gezu Ramazonin!

  10. Miku says:

    Mire dakort,por kam nje problem mbare popullore:I LUTEM CDO NJERIU QE TE ME JAPE NJE EMER PROKURORI ,NE TE GJITHE SHQIPERINE QE ESHTE 50%,I NDERSHEM JO ME SHUME.JU LUTEM NJE EMER,ose nje emmer te policise gjyqesore ju lutem kush njeh nke te vetem!!???

  11. Alfred. says:

    Verifikoni edhe kriminelin, mashtruesin, falsifikatorin e dosjeve, Prokuror Julian Zonja i lidhur me bandat e Durresit dhe te Tiranes, opgj Shpetim Karakushi , Gjyqtar Albert Meca, Artan Gjermeni etj. Keta gjyatare qe as e kane mendjen kush eshte vrasesi dhe kush eshte viktima as duan te degjojne dhe te shikojne… shofin vetem kush ka paguar me shume dhe ta vene gjoben fikse pa hidhu perpjete ti qe ke te drejte thone fiton ky vrasesi qe me pagoi gjoben ti viktima shko ne burg. Ptu rrace e qelbur qe do zvarriteni si vemje gjithe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje