Miliarderi i jep 400 nxënësve "dhuratën e ëndrrave"

21 Maj 2019, 10:06Lifestyle TEMA

Të paktën 400 nxënës në kolegjet në Georgia kanë marrë dhuratën e ëndrrave.

Miliarderi Robert Frederick Smith vendosi të paguajë kreditë studentore për arsimimin e këtyre të rinjve.

Ai bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta.

Ai i tronditi të gjithë kur dha premtimin për të zhdukur borxhin e nxënësve me vlerë totale prej 40 milionë dollarë.

Kjo ishte një deklaratë e rrallë dhe nuk pritej nga një manjat që praktikisht deri para disa vitesh ishte i panjohur në skenën kombëtare.

56-vjeçari është themeluesi i filmës Vista Equity Partners dhe një nga filantropët më të shquar afrikano-amerikan të vendit.

Pasuria neto e Smith është 5 miliardë dollarë duke u bërë njeriu me ngjyrë pë i pasur në Amerikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje