Mirela Kumbaro: Protestat e opozitës po dëmtojnë turizmin

21 Maj 2019, 23:51Politika TEMA

Ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, thotë se protestat e dhunshme të opozitës po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe pengojnë zhvillimin e turizmit.

Gjatë një komunikimi me mediat në Antigone, ku sot ishte organizuar një aktivitet për hapjen e sezonit turistik, Kumbaro tha se kjo që po bën opozita është një dëm shumë i madh për vendin.

“Kam mesazhe nga një grup turistësh që kishin mbetur të bllokuar para disa ditësh tek Ura e Leklit, ngaqë aty po protestonin mbështetësit e opozitës. Ky është një dëm shumë i madh që po i bëhet biznesit. Në nisje të sezonit turistik këto protesta largojnë turistët, dëmtojnë imazhin e vendit. Opozita jashtë Parlamentit me një kokëfortësi destruktive po i bën një atentat të madh demokracisë dhe ekonomisë së vendit”, tha Kumbaro.

Një ditë më parë përfaqësues të shoqatave të biznesit kërkuan t’i jepet fund krizës politike pasi kjo situatë po dëmton ekonominë.

Operatorët turistikë flasin për anulim të rezervimeve në Shqipëri pas protestave të njëpasnjëshme të dhunshme të opozitës. Imazhet që botohen në mediat ndërkombëtare kanë një impakt të menjëhershëm tek të huajt që planifikojnë të vizitojnë vendin tonë.

2 komente në “Mirela Kumbaro: Protestat e opozitës po dëmtojnë turizmin”

  1. bosi1 says:

    Efekti nuk eshte vetem te turistet e huaj por edhe te ne shqiptaret jashte shtetit. Une mezi mora leje te puna per muajin gusht , por po presim si do veje lufta PD-PS dhe nuk po bejme prenotimin e biletes akoma. Duhet te presim 30 qershorin qe te marrim vesh rezultatin e ndeshjes PD-PS Vazhdoni ta varferoni vendin more te paditur.

  2. era! says:

    Zhduku moj qelbesire e mos ta shohim me bojen HAJDUTE E MASHTRUESE. FYTYRE E QELBUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje