Niki Lauda shuhet në moshën 70 vjeçare

21 Maj 2019, 09:08Sport TEMA

Piloti i Formula Niki Lauda ndërroi jetë.

Ai u bë i famshëm me aksidentin në Nürburgring në vitin 1976, ku Ferrari doli nga pista dhe shpërtheu në flakë. 200 litra benzinë ishin derdhur.

Niki Lauda kishte humbur helmetën, mbrojtësja e fytyrës nuk ishte aq e fortë sa sot- djegiet e fytyrës më vonë u kthyen në shenjën dalluese të tij.

Forca e pilotit habiti atëherë botën: 42 ditë më vonë Niki Lauda ulet sërish në sediljen e Ferrarit, edhe pas aksidentit ai bëhet sërish kampion bote. Niki Laudas iu transplantua vitin e kaluar një mushkëri e re, pas kësaj rehabilitimi ishte shumë i vështirë. Ai lë pas gruan dhe 5 fëmijë.

1 komente në “Niki Lauda shuhet në moshën 70 vjeçare”

  1. fshatari pafshat says:

    Asnje koment?
    Atehere mesoni se:
    Niki Lauda ose Llavda eshte me origjine shqiptare, te hershme, nga Voskopoja; paraardhesit e tij jane larguar – pas shkaterrimit te Voskopojes nga “patriotet” shqiptare ne sherbim te Greqise – ne drejtim te Beratit; Durresit; Vienes. Sa i takon Beratit dhe Durresit (intelektuali patriot Ilia Llavda) mund te gjeni edhe sot pasardhes me mbiemrin LLAVDA. madje edhe ne Korce e Tirane. Gjithsesi, me e bukura eshte se NIKI vete e ka pranuar, ne nje bisede, se paraardhesit e tij ishin nga Berati i Shqiperise. Po te lexoni Pellumb Xhufin: Voskopoja 1690-1790, do te gjeni argumenta bindes kundrejt pyetjes: pse ne Viene kishte tregtare shqiptare, voskopojare? Ambasada shqiptare ne Viene mund ta sqaroje fare kollaj kete “enigme” qe ldhet me origjinen e austro-shqiptarit Niki Llavda. Ngushellime te sinqerta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje