Ambasadori i OSBE: Shqiperia ka nevojë për protesta të sinqerta e vërtet popullore, jo për një grup njerëzish që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi

22 Maj 2019, 11:47Politika TEMA
Ambasadori i OSBE: Shqiperia ka nevojë për protesta të sinqerta e

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Bochardt, ka  kritikuar gjuhën e dhunëshme të opozitës shqiptare dhe protestat me molotov kundër policisë, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një opozitë reale që ngjall respekt në shoqëri.

Ambasadori  Bochardt bëri me këtë rast një krahasim mes protestave të studentëve dhe protestave të fundit të opozitës.

 “Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private”, tha mes të tjerash Bochardt.

“Në Shqipëri, kemi parë dinamizmin dhe ndikimin e angazhimit dhe idealeve të të rinjve. Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve; të rinjtë përdorën energjinë dhe krijimtarinë e tyre për të protestuar kundër projekteve hidrike në rajonet e bukura e të mbrojtura të vendit; në fund të vitit të kaluar, të rinjtë fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushte në arsim.

Të rinjtë e angazhuar janë një element i fuqishëm i një shoqërie civile, që duhet të ketë një rol unik dhe jetik në mbikëqyrjen dhe përmirësimin e shëndetit të demokracisë në Shqipëri. Demokracia është më e mirë nëse qeveria kontrollohet dhe sfidohet vazhdimisht nga një ekip i plotë lojtarësh legjitimë: organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile; media vërtet të lirë dhe dinamike; institucione të pavarura; komisione parlamentare.

Kjo është arsyeja pse OSBE-ja ka projekte për të nxitur dhe mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në debatin politik dhe në zgjedhje. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim punën e institucioneve të pavarura – Avokatëve të Popullit dhe Komisionerëve të ndryshëm – dhe pse nxisim që raporteve të tyre t’u kushtohet më shumë vëmendje në Kuvend. Kjo është arsyeja pse ne vijojmë të punojmë me deputetët e të gjitha partive për të forcuar funksionin mbikëqyrës të komisioneve parlamentare. Kjo është arsyeja pse OSBE-ja merret me rastet e gazetarëve të veçantë të kërcënuar, dhe pse kemi një projekt afatgjatë, me mbështetjen e BE-së, për të forcuar pavarësinë dhe cilësinë e RTSH-së.

Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët”, u shpreh kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Bochardt.

4 komente në “Ambasadori i OSBE: Shqiperia ka nevojë për protesta të sinqerta e vërtet popullore, jo për një grup njerëzish që sulmojnë policinë me kokteje Molotovi”

  1. adi says:

    rilindja duhet te nxjeri ndonje rilindas me te moderuar per te bera deklarata se z. Bochard, psh mund te nxjeri taulant ballen ose elisa spiropalin.

  2. Gjergj says:

    Dhe ne proteste nen hunden tuaj osbe etc u vrane njerez dhe ju futet koken ne hale.Garancite tuaja te leshit! Dhe megjithate shqiptaret serish ne protesta! Dilni ju ne proteste sic dilni ne paradat e lgbt …mesojini shqiptaret si protestohet.Jeni she nje garanci me shume per tjeret.Apo nuk keni garanci as per vete?!

  3. Pepsi says:

    Tashti qe taktika e protestave te dhunshme ,e cila ju servir shqiptarve ne vigjiljet ’90,per me permys komunizmin,po i kthehet si bumerang mbrapsht Perndimit,tash po na tregojn se si protestohet!!!
    vet i mbshtetet dhe nxitet kriminelat ne mitingjet antishtet.
    Tash shijojeni ç ka gatuat.
    Mut gatuat.
    Mut po hani!
    Muterit i mbshtetet
    Nga muterit do ju nxihet jeta.
    Kush dhjet,ben kutërbim.
    Kush shlo erëra t ndyta,er ndyrsi do thith nga hundet.
    Hajt t ma gzofshi ate Koken E Kollës ! tha sala ke magazina e Coca Cola n Yzberisht.

  4. bcurr says:

    A po e mbroni kte zotnin qi nuk jepni komentet de?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje