FOTOT: Një masakër nga dora e njeriut, mbi një perlë natyrore shqiptare

22 Maj 2019, 09:54Turizëm TEMA
FOTOT: Një masakër nga dora e njeriut, mbi një perlë

Që prej rënies së komunizmit, në Shqipëri është bërë një masakër e vërtetë me pyjet dhe vetëm pak prej tyre kanë mundur të mbijetojnë.

Shumica prej tyre janë prerë në mënyrë barbare.

Por, në disa raste edhe janë djegur, si në rastin e mëposhtëm.

Fotot janë bërë në Qafë Mali, në Pukë, nga gazetari ynë Bekim Skënderi.

Nuk dihet arsyeja përse i është vënë flaka pyllit, por pamja është e trishtueshme, pasi është shkatërruar një vend me pamje fantastike.(TemA)

9 komente në “FOTOT: Një masakër nga dora e njeriut, mbi një perlë natyrore shqiptare”

  1. temp says:

    Zjarri nuk e demton pyllin. Ky eshte perfundi i fundit i studimeve shkencore. Zjarri identifikohet dhe kontrollohet qe te mos demtoj zonat e banuara. Zjarri eshte nje fenomen natyror. Ai i jep mundesi zhvillimit paralel te bimesise dhe jo mbizotrimin e pemeve me kurore te larte. Ai qe shkaterron me teper eshte njeriu, e me teper kur mungon nje plan i menaxhimit te siperfaqeve pyjore.

    1. Deep State Albanistan Tanguli says:

      Kishte 6 vjet kohe Ramuti ta ndalonte masakren por e kishte mendjen te rruget dhe sheshet me gure blere Ilir Metes.

      Hajdut Saliu , hajdut dhe Ramuti, kush ka mendim te kundert?

      1. Alumi says:

        100% dakord me ty. Mutra jane te gjithe.

  2. Sqepari says:

    Jane pyjet dhe pyllezimi qe tregojne njese nje populli eshte apo jo i qyteteruar

  3. shqiptar që mundohet të bëhet njeri says:

    Hahahahahaaaaaaaaaa…….., më pëlqen kur flitet për “qytetërim”, në një xhungël “kafshësh grabitqare”, bile më keq akoma, sepse kafshët grabitqare “vrasin” aq sa kanë nevojë për ushqim, ndërsa ne…. KËNAQEMI vetëm kur prishim e shkatërrojmë sa më shumë … (???!!!) S’ke ç’i bën, kjo është ADN-ja e racës “së lavdishme ARIANO-DARDANE”… (?!) Pika bythës…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Shqiptar says:

    Eshte mire qe per anetaresimin ne BE te na vehet kusht edhe se si i menaxhojme pyjet…!

  5. ali peza says:

    Pyjet shteterore iu kaluan komunave (ne fakt askujt) per aresyen e vetme te shkurtimit te personelit te sherbimit pyjor dhe kjo organike tu shtohej aparateve burokratike ne bashkite e medha dhe institucioneve qeveritare te te gjitha koherave.Tani pyjet pothuajse jane zhdukur se askush nuk i mbron,nuk kujdeset per ti permiresuar e shtuar.Ne fotot e mesiperme ku nuk duket asnje dru qe mund te prodhoje fara per te ripyllezuar ato terrene shume shpejt mbulesa barishtore dhe shkurre si boshtra(forsythia europea)do ta okupojne per te mos i lejuar me pyllit te pishave per tu instaluar.Ne qofte se shteti(!!!!)jep fonde per ti pyllezuar duhen te pakten 2500 fidane per hektare qe ne mbulljen e masivit te rikrijohet perseri ambjenti pyjor.Shkurt fonde nuk ka sepse i perpiu kulçedra burokraci dhe pyjet ane e mbane shqiperise po jetojne momentet me te renda te tyre.

  6. Stop masacres kunder pyjeve says:

    Mos harroni dhe kamionet plot trupa pemesh te prera ne pyjet e librazhdit qe kalojne cdo dite ne rruget e librazhdit qe nuk i ndalon askush sepse punojne per te fuqishem politikisht

    1. Deep State says:

      E pra thuja kokelopave ,or tej. Se tkena dhe patriot te Tualet Palles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje