Drejtoresha për Sigurinë Ushqimore: E vërteta për “shkarkimin” tim nga Bledi Çuçi

23 Maj 2019, 09:37Sociale TEMA

Drejtoresha për Sigurinë Ushqimore në Ministrinë e Bujqësisë, Valbona Paluka, ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa portale, se ajo është shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi.

Ajo thotë se është larguar nga puna në kohën e qeverisjes së PD-së, dhe është rikthyer në punë pas viteve të tëra betejash ligjore.

Por, ajo është detyruar të japë dorëheqje, jo të shkarkohet, për arsye shëndetësore.

Reagimi

9 vite pritje qe me larguan nga puna, 8 vite pritje me vendim te formes se prere te gjyqësorit shqiptar, 5 vite pritje me vendim te Gjykates se Strasburgut, 13 gjyqe nga ministrat e viteve 2009-2019 qe te mos zbatohej vendimi i kthimit tim ne pune, si nuk u preokupua asnjë portal për të shkruas as edhe 1 gërmë!

Dhe meqe per nje moment ka nje interes dashakeqes, dua te bej me dije se zoti Cuci ishte ai minister qe me hapi deren e Ministrise, me dha gjithe mbeshtetjen e tij dhe te stafit  per te drejtuar Sigurine Ushqimore ne Ministri.

Mbas nje periudhe 3 javore, bisedova me zotin minister dhe kerkova te largohem per arsye personale, shendetesore.

Dhe i jam mirenjohes per mbeshtetjen per kete periudhe kaq te shkurter bashkepunimi, por me teper per vullnetin per te bere maksimumin per te fuqizuar sektorin.

Doreheqja eshte qytetari kur dikush mendon se nuk e ka mundesine ta bejë nje pune per arsye personale.

Zvarritja dhe deformimi njerezor per te ndenj ne ne nje pune kur je i pamundur, nuk eshte ne moralin tim.

Akoma nun kam marre miratimin per doreheqjen, dhe shpifet per venie nen presion per zbatim urdhrash.

Eshte e kundeta, prej 3 ditesh nuk me pranohet doreheqja.

Valbona Paluka

(TemA)

1 komente në “Drejtoresha për Sigurinë Ushqimore: E vërteta për “shkarkimin” tim nga Bledi Çuçi”

  1. Admir says:

    Gezo leket qe ke fitu ,ca pa te duhet me punu
    Paguan populli per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje