Nga Tel Aviv me dashuri: Dalin në ankand letrat e dashurisë së Cohen

23 Maj 2019, 17:41Kulturë TEMA
Nga Tel Aviv me dashuri: Dalin në ankand letrat e dashurisë së

Nga Tel Aviv-i me dashuri, nënshkruar “Cohen”. Më 5-13 qershor Christie’s do të nxjerrë në ankand arkivin me 50 letra të dërguara nga Leonard Cohen muzës së tij më të famshme Marianne Ihlen, frymëzuese e  këngëve si: “So Long Marianne”. “Like a Bird on the Wire” etj., të dërguara nga ishulli i Hidrës, Montreali, Nju-Jorku, Tel Avivi e Havana dhe të shkruara në vitet kryesore të karrierës së artistit.

Letrat përmbajnë materiale biografike dhe emocione të forta: dëshminë e një prej dashurive më të pasionuara të epokës “fuqia e lules”, por edhe shndërrimin e një të riu në një artist, poetin e “Like a Bird on the Wire” që u bë kolonë zanore e melankolisë dhe e shpresës së një brezi të tërë.

Ndër to përfshihet edhe letra (e vlerësuar nga 6.000 në 9.000 dollarë) e shkruar nga Tel Avivi në shtator të vitit 1960 në fillim të lidhjes, ku Cohen deklaron: “Është e vështirë të të shkruaj.

Zhurma nga deti është shumë e fortë, plazhi tepër i mbushur, dhe ti je tepër brenda zemrës sime për t’i gjetur fjalët”.

2 komente në “Nga Tel Aviv me dashuri: Dalin në ankand letrat e dashurisë së Cohen”

  1. Sal Mitingu says:

    Dhe veshet e gomarit i duken si petale trendafili ktij.
    Kurse kalliri misrit ngjan si lule djelli per ate.

  2. lea says:

    legjende leonard cohen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje