Gega: Ta mbyllim me spektakël, lojtarët në Kombëtare kanë marrë hakun e merituar

25 Maj 2019, 11:51Sport TEMA

Në konferencën për shtypa para ndeshjes së nesërme përballë Kukësit, trajneri i Partizanit, Skënder Gega deklaroi se ekipi do të luajë për ta mbyllu sa më mirë dhe me spektakël kampionatin në ndeshjen e fundit shtëpiake, ndërsa shtoi se grumbullimi me Kombëtaren i lojtarëve të Partizanit është një motivim për ata dhe vetë klubin.

Kundërshtari

Kukësi ka qenë ndjekësi jonë konstant, asnjëherë para nesh, por ka qenë ndjekësi jonë. Ta mbyllim me një ndeshje që të krijon emocione dhe spektakël. Jemi përgatitur dhe e kemi vlerësuar, edhe pse ne e kemi siguruar trofeun. Do mundohemi të bëjmë më të mirën, me grupin më të fortë dhe t’i kënaqim tifozat ta mbyllim ashtu siç duhet.

Rrotacioni

“Janë 11 veta, është 90 minutëshi i fundit, minimumi 3 do të jenë. Nuk e kemi vendos akoma se kush do të jetë, do të mundohemi të respektojmë atë grup që e kanë çuar Partizanin deri në fund, dhe në fund e meritojnë të luajnë ata që kanë bërë pjesëmarrjen më të madhe”.

Mungesat prej Kombëtares, motivimi

“Lojtarët bashkohen sot me ekipin, ikja e tyre në Kombëtare ka qenë një kënaqësi dhe një motivim për vetë ata, kështu kur kthehen i bashkohen grupit atëherë grupi është më i fortë dhe motivimi është vetvetiu. Nuk jemi me presionin e rezultati por me presionin e kënaqësisë dhe ta shijojmë ndeshjen 90 minuta. Jemi stërvitur me të njëjtin ritëm, jemi profesionistë dhe paguhemi për t’u stërvitur dhe për të treguar vlerat. Aq më tepër kundër Kukësit, ndeshjen e nesërme do e vlerësojmë në maksimum, sikur nuk e kemi marrë kupën”.

Lojtarë e grumbulluar dhe ato që mund të grumbullohen në Kombëtare

“Jam i kënaqur, besoj e kanë merituar. Janë shpërblyer. Është pozitive që trajneri i ka marrë, e rëndësishme është që të katërt kanë marrë frutat e punës, por edhe ne jemi të kënaqur ashtu si shokët e tyre. Është e drejta e çdo trajneri për të përzgjedhur, nuk e di listën përfundimtare. Duket që do t’i japë hakun secilit, shpresoj në të ardhmen jo vetëm Partizanit, njerëzit e meritojnë një shans. Është përgjegjësi e trajnerit. Ne kemi lojtarë dhe shihet në fushë. E respektojmë trajnerin e Kombëtares, do të bëjmë përzgjedhjen më të mirë. Është e vështirë të futet çdo njeri. Uroj jo vetëm nga Partizani, por të ketë lojtarë të tjerë nga kampionati.

Asani, Bardhi dhe Hebaj kanë të drejtën morale dhe dëshirën për t’u bashkuar, pastaj është zgjedhja e trajnerit të Kombëtares”, tha Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje