Irani paralajmëron SHBA

25 Maj 2019, 21:45Bota TEMA

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha të shtunën se vendimi i Presidentit Trump për të shtuar praninë e trupave amerikane në Lindjen e Mesme është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për paqen në rajon.

SHBA njoftoi dërgimin e 1.500 ushtarëve në Lindjen e Mesme për të përforcuar mbrojtjen ndaj Teheranit, duke akuzuar Gardën Revolucionare  të Iranit se është përgjegjës për sulmet ndaj  në tankerave amerikanë të naftës.

“Amerikanët ngrejnë pretendime të tilla për të justifikuar politikat e tyre armiqësore dhe për të rritur tensionet në Gjirin Persik. Rritja e pranisë së SHBA në rajonin tonë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënon paqen dhe sigurinë botërore”- tha Zarif për agjejcinë shtetërore  të lajmeve IRNA.

Presidenti amerikan Donald Trump përdori si argument kërcënimin nga Irani për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare për t’i hapur rrugë shitjes së armëve me vlerë miliarda dollarë në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera, pa miratimin e Kongresit. Këtij vendimi i kishte paraprirë dërgimi i një aeroplanmbajtëse me raketa në Lindjen e Mesme.

Teherani pretendon se diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin në Gjirin Persik dhe ngushticën e Hormuzit nuk mund të bëhen pa marrë parasysh interesat e kombit iranian. Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Riza Tengsiri tha se vendi i tij do ta mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse nuk i lejohet të përdor rrugën ujore të Gjirit Persik për eksportin e naftës.

3 komente në “Irani paralajmëron SHBA”

  1. ¬ says:

    Goditëm Irakun që ishte më i urtë se Irani, ndaj të mos insistojn me kundërshtime sheitët dhe sunitët terrorist.

  2. US ushtar vullnetar says:

    NJE I TRET ARMIK I IRANIT ESHTE MBAS ATAKUT TE ANIEVE CISTERN AMERIKANE (SIPAS MUABETEVE TE GREKEVE) PER TE DETYRUAR AMERIKEN TE ATAKOJ IRANIN. AMERIKES I JANE BER EDHE ME PAR LOJERA TE TILLA DHE I KANE KOSTUAR AQ SHUM AMARIKES DHE TE TJEREVE. UNE SI USHTAR SUPER I VJETER VE DOREN NE ZJARR SE NUK ESHTE DORA E IRANIT NE ATE AKT TERRORIST.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje