Perëndimi arriti të izolojë Sali Berishën nga opozita

25 Maj 2019, 21:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha bëri kujdes të mos shfaqej në ekranet e televizioneve që transmetonin direkt protestën e opozitës. Pas paraqitjes së tij të enjte në darkë, thirrjet për luftë, kërcënimet se do të zhdukte Edi Ramën dhe marrëzitë e tjera të tij, mbetën e vetmja dhunë e kësaj proteste.

Sali Berisha është sot njeriu më i izoluar, më i humbur dhe më i papërfillur dhe nga njerëzit e vet. Nervozizmi i tij ekstrem, shkulma e tij e urrejtjes, që duket sikur kushtëzohet nga pafuqia që i jep koha për t’u kthyer, dhe një herë sot morën një shuplakë të fortë, jo nga shumica, por nga militantët e opozitës, që në të vërtetë janë një kor pa tru, që komandohen zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Ata ja dolën të dëshmojnë sot, se Sali Berisha nuk është një alibi për marrëzitë që kanë bërë deri më sot. Në çdo takim me perëndimorët, në çdo bisedë formale apo informale, përfshi dhe djegien e mandateve, ata kanë si justifikim, se nuk kanë çfarë t’i bëjnë Sali Berishës.

Ja që paskan çfarë t’i bëjnë, ta injorojnë dhe ta lënë të kuisë i vetmuar.

Ky është një sinjal i fortë, që paralajmërimet e SHBA dhe Bashkimit Europian kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit kanë funksionuar.

Heqja e vizave për Sali Berishën dhe Petrit Vasilin si një paralajmërim për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin kanë funksionuar.

Thirrja e Ambasadës së SHBA pak orë para protestës, se njerëzit që hedhin molotov dhe gurë duhet të arrestohen, ka funksionuar.

Thirrja e Bashkimit Europian, që dhuna nuk do të shpërblehet, ka funksionuar.

Thirrja e OSBE dhe paralajmërimi me gjuhë të ashpër për sulmin ndaj ambasadorit të tyre, ka funksionuar.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dëshmuan se nuk kanë ndërmend të shkojnë  për dhjamë qeni, për tekat e Sali Berishës.

Tani merrni krahasoni deklaratat e Sali Berishës ditën e enjte, dhe paralajmërimet e tij për dhunë, i bindur se demokratët dëgjojnë atë, dhe shikoni protestën e sotme.

Protesta e sotme, ishte tërësisht qytetare, tërësisht e organizuar dhe kontrolluar, çka tregon se deri më sot, ajo ka qenë qëllimisht e dhunshme.

Dhe ajo që ka funksionuar, është vetëm paralajmërimi për ndëshkim dhe izolim nga Perëndimi, ndaj drejtuesve të opozitës.

Në shenjë paqe me ta, për herë të parë sot pati dhe flamuj të SHBA e BE, në protestë. Ishin zhdukur në gjithë protestat e fundit. Për të fundit herë, ishin shfaqur në javën e parë të protestave tek “Astiri”, por pastaj dhe aty u hoqën dhe u zëvendësuan me jelekët e verdhë të djalit të Fariut.

Por mesazhi më i rëndësishëm nuk është paqja me Perëndimin e liderëve të opozitës, pasi më shumë se sa paqe, ajo është reflektim për rrugën pa krye ku po çonin opozitën.

Mesazhi më i rëndësishëm, është se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, mund t’ia dalin të komandojnë dhunën, dhe mos ta lënë si atribut të Sali Berishës.

Jo se deri më sot e ka pas bërë Sali Berisha, por këta të dy e kishin atë si alibi, për çdo marrëzi që bënin.

Tani kujdes, se u provua që Berishën nuk e dëgjojnë më as militantët e vet. Dhe kjo është një përgjegjësi më shumë për Bashën dhe një alibi më pak për të.

Sot Basha provoi se kur e shikon që Perëndimi e ka seriozisht, ai shet dhe Berishën. Monika e ka më të lehtë, se bën sikur shet Tit Vasilin. Nuk është pak si fillim.

41 komente në “Perëndimi arriti të izolojë Sali Berishën nga opozita”

  1. Drejtesi says:

    Sot u vertetua qe thuna ka qene e komanduar. Dhe jane nje grusht militantesh ata qe e bejne jo revolte popullore. Reforma do/po tua shkule dhembet “Esat Pasheve”…

    1. Jurgen Klopp says:

      Andi Bushati Tos Lubonja duhet te jen me te zhgenjyer se Saliu sot…. Andi ka 4 muaj qe flet per dhune e gjak. Mbahu Andi aman mos bej harakiri……..ha ha ha ?

      1. Shpresa says:

        Ha haaa harakiri ,, Andi po pregaditet shpirterisht me
        Mesilen per pergjigjjen e radhes. Harakiri

    2. Titi says:

      Leket e grabitjes ne Rinas mbaruan, horrat e Berishes duan shuma te majme per protestat me dhune.

      1. Koli says:

        Hahahahahahaha……..sa të zgjuar që të ka bërë mamaja ore Titi….. !!!!

  2. romi says:

    “Monika e ka me te lehte, se ben sikur shet Tit Vasilin.Nuk eshte pak si fillim.”
    Me fal por nuk ka shitur Liken me perpara?

  3. Moniku says:

    Vetem hajdutet e palacot e kane ndjekur Berishen fillim e mbarim. Nje doktor qe ndante floket ne mes vetem SB ka qene, pastaj tipat si Genc Pollo qe jo vetem pislleqet por dhe stilin e ” bukur” te flokeve. Sot vertet SB i rane puplat qe na i ndante ne mes.
    Me kenaqe me shkrimin Z Baze

  4. Flutura says:

    Ja qe kur duan dine ti permbajne ” njerezit e revoltuar”

    1. xx says:

      Jo po Saliani deklaroi nje dite para protestes se cdo gje arrihet me lufte dhe perpjekje,se vetem me dhune fitohen te drejtat sipas tij.Gazetari qe e kish ftuar i permendi se pa dhune kish udhehequr Gandi fitoren e te tjera por Salianji e mbyti me fjale dhe nuk e la te fliste,

  5. Tani says:

    Amerika te qofsha fale ,te kam nene e me ke djale.

  6. turi says:

    Sot Basha provoi se kur e shikon qe Perendimi e ka seriozisht,ai shet edhe Berishen!Nderse Monika e ka me te lehte te shesi Ilir Meten.Nuk eshte pak si fillim pasi javen e ardheshme do shesin njeri tjetrin!Je fantastik Mero,sa kam qeshur!Te kane dale ne shteg e te dy edhe ty te duanne kete kohe!
    Respekt i madhi Mero e uroj qe te perfitoje edhe kazani mediatik nga ky editorial!Berisha tanime ka mbetur si qent e Porçelanit!

  7. alphade says:

    Ne te semes do te shkojne: SPAK-u dhe BHK do t’i qeroje
    hesapet me te gjithe keta hajna ,kriminele, mafioze, etj.
    RECI i “pret me krahe hapur” te gjithe keta politikane te
    korruptuar deri ne palce duke filluar me berishet,metet,
    bashet, dhe deri te politikani me i fundit do te kalojne ne
    siten e SPAK-ut dhe BHK, s’kane ku shkojne…..! Burgu i
    pret.,,.!

  8. Billy says:

    Sot nuk pati dhune sepse:
    1- Policia nuk provokoi protestuesit, megjithese ata e hodhen ndonje kasolle apo gur.
    2- Midis protestuesve nuk u futen provokatore nga policia dhe PS qe te gjuanin me molotove.
    3- PD nuk e mban dot zemerimin e popullit, por sot ai nuk ishte dhe aq i zemeruar.
    Keni per ta pare kur te zemerohet populli.

    1. XheJ eN Bi says:

      Billy…
      E para ,protestuesit mund të hedhin gur,po kadolle nuk hedhin dot se janë shumë të mëdha dhe nuk i ngrën dot.
      E dyta ,nëse ka provokues nga Policia dhe PS-ja ,përse nuk i izolojnë ata se nuk janë më shumë se protestuesit dhe ti denoncojnë publikisht.
      Dhe e treta ,PD-ja mund të mbajë vetëm zëmërimin e S.Bërishës ,se të popullit nuk e.administron dot.

    2. Edi Durres says:

      Qenke kokrra e k..rit te gomarit, se nuk dua te ofendoj ate te njeriut…

    3. Tropojaniii says:

      Billy boy, ke harruar letren e aluminit ta vesh ne koke. Qetesohu dhe thirri mendjes.

  9. j says:

    Berishen e ndjekin vetem ca maloke qe ai i solli ne Tirane dhe i beri
    edhe zyrtare.Ata i jane mirenjohes deri ne kamikaze sepse tiranen
    e kishin pare vetem ne tv ke lajmet.Ata jane pjesa me e keqe e popullit.

  10. LILOLABJA says:

    Hahahahahahahahaha je fantastik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kjo mbyllje tregon klasin qe ke . E hedh ne ere Salen , i duket lule presioni i Amerikes dhe i BE ,para topit qe e godet ti .Ata perdorin njelloj diplomacie, kurse ti vella i gjuan me top ashtu si e do vendi . E operon pa i nxjerre pik gjaku .
    Shendet Zoti Baze ! Nxirri ujin e zi se te ka ardhur dora mbi vesh , kusur mos i lere ,ai te dogji gazeten ,por ti po i heq trurin .
    Ke urimin tone ne goditjen qe i ben kermes politike.

  11. Lame Kodra says:

    Mero Djali, me vjen keq qe nuk ke gjetur teme tjeter per editorialin e sotem.

  12. Realisti says:

    BRAVO MERO.
    ANALIST PERFEKT.!
    LULI …NEN HIJEN E BERISHES DERI TANI GABOI.
    PRESIONI PERENDIMOT E DETYROI TE MOS E DEGJOJ KETE RADHE BERISHENM.
    MUND TE BDRYSHOJ TAKTIKE LULI…POR AI NUK DEL DOT NGA INFLUENCA E SALI RAM BERISHES.
    LE TE SHOHIM.
    GJITHSESI SOT NJE SHKENDIJE PER QYTETARI E REFLEKTIM.

  13. USA says:

    Rama iku prisni me 31 maj kur lulka me300 veta do dale si haxhi qamili sa tkem bathoren nuk me duhet USA. Dum bab sal pellet luli.

  14. Komentuesi says:

    Na kenaqe Mero me kete shkrim brilant. Si gjithemon i sakt dhe i prere.Vertete Saliut sot i kishin rene pendet dhe ishte kthyer nje shpend pa pende.

  15. Shqiptar says:

    Basha e Mona olele byca ime c po peson , ka bicak cecua , e dine mire qe dardha e ka bishtin mbrapa , Daj Sami ckermiti dhembet olele .

  16. Roza Trendafili says:

    Ky ishte vetem fillimi, prit te shohesh sa qingja te bute do te behen edhe diten e votimeve te 30 Qershorit. Perendimi demokratik eshte usta i mire qe di te perdore ne proporcion te budallallekut edhe shkopin, edhe karroten. Aleanca e qelbur Sali Bytha – Ilir Muti mund te lehin e trembin ndonje laraske a lepur, po jo USA, Gjernani, etj. Edi Rama nuk eshte trim perballe budallallekut, por e njeh situaten, i ksne peshperitur ne vesh te medhenjte, prandaj qendron e do fitoje. Kush nuk fiton kur ka ne mbeshtetje USA?

  17. Goni says:

    Une vej re nje risi shume domethenese ne kete proteste.
    Deri tash nga Berisha – Basha u eshte thene nen ze perkrahesve por edhe popullit nje mesazh:
    -Placka e grabitur prej tyre, e cila kap vlera maramendese prej miljarda dollaresh duhet te lejohet te investohet ne ekonomine shqipetare. Kjo gje thone ata edhe pse ligjerisht e pa drejte, do te krijonte mireqenje per te gjithe.
    Ne te njejtin kohe kjo do te riste pavaresine ekonomike dhe per pasoje edhe ate politike te vendit sepse pronaret nuk jane the huaj por shqipetare ( kupto ketu familjen ) edhe pse te pa ligjeshem por te amnistuar politikisht ne parlament.
    Per te aritur ne kete pike, qe kasta politike te behet pronare e vendit, Berisha dhe perkrahesit e tij me te ngushte kane punuar ne disa drejtime:
    1-Nepermjet korrupsionit qeveritar ne gllaberimin e pronave shteterore te ekonomine dhe ushterise qe perbenin nje vlere kolosale prej qindra miljarda dollaresh.
    2 Rumpalles e vonesave te paketave ligjore per nje ekonomi liberale e gjithperfshirese.
    3-Nepermjet bllokimit, konfuzionit e vonesave ne kthimin e pronave pronareve te ligjeshem.
    4- Nepermjet kontrollit the plote nga shteti te trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike.
    5-Nepermjet pengesave tinzare per nvestme te huaja duke mbajtur vendin ne nje destabilitet kronik.
    6- Nepermjet trafikimit klandestin te shtetasve shqipetaret me pjesemarjen aktive te policise e shikut, gje qe krijonte te ardhura per qeveritaret e niveleve the uleta dhe kontribonte ne uljen e mundesive per protesta popullore duke zbrazur vendin.
    Ja sot ku jemi ne protesten me te ” madhe ” te opozites nga e cila Monika i jep shqipetareve mesazhin e families mafjoze opozitare:
    Mesazhi i pare –
    -“Duke pare kete sakrifice tuajen per kauzen tone te perbashket, ne politikaneve, pas permbysjes se Rames na lind detyrimi ” moral ” tu japim juve pjese nga mirqenia jone”.
    (cfare do japi Monika,lemoshe? Jo. Investimin ne ekonomi te plackes se vjedhur pre tyre).
    Mesazhi i dyte i Monikes:
    – “Shqiperia ka qene shpesh nje faktor stabiliteti por gjithashtu ka qene edhe faktor destabiliteti per rajonin. Rezimi i Rames eshte i domosdoshem qe Shqiperia te mos destabilizoje Ballkanin”.
    Nese familja kerkon te ligjeroje parane e vjedhur nepermjet investimeve i duhet the rezoje me perpara vetingun, pra SHBA dhe BE.
    Politika e qeveritise Rama eshte nje politike Jo vetem pro USA dhe BE por edhe e udhezuar prej tyre, eshte politike e nje vendi te NATO’s.
    Si perfundimi po the qe Rama destabilizon rajonin, ke thene qe Amerika do te na fuse ne konflikte me vendet e rajonit.
    Jo keq per katershen Berisha, Basha, Meta, Kryevidhi per te protestuar me flamur Amerikan dhe mesazhe anti Amerikane.

  18. Sit back and relaks■●▪ says:

    pirth o Mero pirth, ata rob i mbledh Saliu se te jete per lulin as gruja vete nuk i del ne proteste.

  19. Den says:

    Une mendoj se Eshte shpejt per te besuar se Luli apo Monika e “Shiten” Berishen . Une do te doja te ishte keshtu por per momentin me duket thjesht nje “Taktike” per tu dukur ndryshe ne syte e nderkombetarve me shpresen se kjo mund ti ndimoje te fitojne sadopak mbeshtetje per ate imazh aq te shemtuar qe kane krijuar si jashe ashtu dhe brenda vendit. Luli eshte i kapur e nuk ka nga leviz. Por Treshja BBM eshte aq e nderlidhur me afera te pista sa e ka te pamundur te jetoje pa mbeshtetjen e njeri tjetrit.Keshtu do te jete deri sa te filloje te funksionojne organet e reja te drejtesise. Kur te hapet loja e fletthirjeve dhe trinellima e prangave te degjohen atehere do te fillojne te shesin njeri tjetrin e secili do jete per koken e vet.Por deri atehere mendoj se ka kohe dhe per momentin jane bashke kundra Rames. Thone kundra Rames por ne fakt ata e dine qe Rama nuk i ndimon dot ne kete beteje te tyren me perendimin.Inatin me Ramen e kane thjesht se ai ka treguar kurajo dhe ka mbeshtetur qe ne fillimin e krijimit te tyre dhe nuk i ka vene strkembsha reformes. Une mendoj e njejtin fat do kishte kushdo qe do ishte ne vend te Rames. RAMA eshte target vetem per kete arsye madhore per ta si dhe per faktin tjeter qe nuk e mundin dot me rregulla loje demokratike. Thjesht kujtoni zgjedhjet per Tirnane kur i vodhen 10 votat e famshme ne transmetim live, Jane po ata qe kerkojne sot” Zgjedhje te lirshme e te ndershme” . Cfare Ipokrizie.
    Thjesht Rama eshte me serioz e me i pranueshem per partneret nderkombetar. Rama eshte target edhe per nje pjese te mediave e drejtuesve te tyre pikerisht per faktin sepse eshte i sukseshem .
    Une medoj se kjo loje e peshtire ne kurriz te shqiptarve duhet te marre fund,
    Asaj pjese te opozites jashtparlamentare duhet dhene nje leksion i mire dhe i plote tani jo me vone ne rradhe te pare nga pjesa me e shendose e shoqerise Shqiptare por edhe nga aleatet naturale te shqiptrave. Asnje tolerim zgjedhjet duhet te behen ne daten e dekretuar.
    Le ta vertetojne se jane shumice ne zgjedhje. Arsyetimi se nuk futemi ne zgjedhje se vjedh Rama votat jane tashme bajate. Une mendoj se kunderta eshte e vetete. Shembulli i mesiperm me Tiranen e verteton kete. Telenovelat me BABALE nuk shkojne me. Me kete nuk dua te them se Qeveria Socialiste eshte pa mekate. Lereni vetingun te funksioje dhe e keni per te pare se Ministrat Socialite e kushdo tjeter do te jene njelloj subjekte te organeve te reja te drejtesise. Vetem keshtu mund te bejme shtet ne te kundert do te mbetemi si njerez me bisht.

  20. Black Eagle says:

    ATA QE KA BERE DHE BENE IA KA ADRESUAR TE TJEREVE , NQS E KANE KUPTUAR SHQIPTARET DO KUPTOJNE SE PERFUNDIMISHT JANE MIDIS SHETIT JOLIGJORE DHE TE VETESHPALLUR TE PA NJOJTUR NGA ASNJE NDERKOMBETARE DMTH DAVA ISIS DHE SHTETIT LIGJORE TE ZGJEDHUR NGA POPULLI DHE TE PACENUESHEM E TE LEGJITIMUAR NGA TE GJITHE NDERKOMBETARET . JO ISIS , NALO SALI DO PERFUNDOSH SI GEDAFI BASHK ME MILITANTET E TU, KUR NA LUFTOJE ISHIM 6-7vjec NE 1996 TANI DY DUAR PER NJE KOKE DHE KETE HERE DO JETE NJE SHKATRRIM I PEJETSHEM I JOTI SI FARE E SI FIS, PO ME KEQ SESA TE SHKATERROJE LIGJI NUK KA SHPIKUR BOTA DHE ME MISH NE DHEMB TY DHE PJELLEN TENDE BURRA E GRA TE SHITUR TE CNDERUAR NGA KRIMI E KORRUPSIONI QE TE RRINE MBRAPA DO PERFUNDONI SI QELIVE ME DREJTESI EUROPIANE DHE AMERIKANE. SALI IK 30VJECARET DO HAKMERREN PER TE ARDHMEN QE U VODHE, NUK LEN QE FEMIJET TANE TE KENE TE NJEJTIN FAT TE NJEJTIN SHKAKTAR ZUZAR

  21. Demokrati I perjashtuar says:

    Perendimi ja futi kembet ne nje kepuce Lulushit e Monikes E pate qe frika I ruan vreshtat ??? Sa bukur protestoi sot opozita se I porositi Luli eMunika qe mos demtonin e po sot e jo heret e tjere presidenti qe e dinte si do protestohej , bente thirrje qe protesta te ish paqesore se do pergjigjeshin drejtuesit Nuk jane militantet te keqij po Sala Iliri Luli e Monika qe I mesojne per dhune ,keta jane per tu futur brenda per kete vec zullumeve te tjera qe I kane bere keti populli Kerkesa e tyre per largimin e Rames eshte cmenduri kur ai ka akoma shumicen , ps ka mandatin te qeverise per kater vjet e kryetari I ps ka te drejte te qeverise e per kete nuk pirdhet asnjeri nga katershja, por te ulen te dialogojne parase te shkojne ne fund te humneres

  22. marjani says:

    billi nuk I han ppopulli ato qe thua pervec dajkos tim teveqel

  23. TRADITA says:

    Kete e beri GJERMANI o debile komentues qe Mero baze ju shperlane trutw, Forca ia arriti qellimit> prendimi u zgjua. Zgjedhje pa opoziten nuk njihen. qevdria Teknike ne horizont. Sot Berisha moralisht eshte me i forte se asnjehere tjeter.

    1. Jep says:

      Tradita, se rruan gjermani dhe USA per pd lsi apo ps. Ata kan nje plan per shqiprine qe I ra bingo rames te jet kryeminister ne ket Kohe. Opozita e re do je patozi dhe hajdari. Sala Mona e likja sduhen per opozite, se ne burg do shkojn, gjitha shtu dhe Rama do ta heqin me ceremoni. Sdo RI amerika e europa te caj caret me klyshat e enver hoxhes qe e terhiqen zvarr 30 vjet gjoja demokraci. Qeverin teknike shife me dylbi ti dhe kush t ka rrejt ty.
      Hajt tung se e zgjata shume, se si budalla qe je s besoj se merr vesh shume dhe sikur te bejm hartime ketu.

  24. Star says:

    More njerez ala nuk e ke I kuptuar se Lulushi as ne banjo nuk shkon pa urdhrin e shpellarit. Kijeni parasysh kete te dogme.

  25. Nexhat says:

    Perendimi ka izoluare Ramen jo Saliun, por ty te ka mbete merake te topet e Berishes si atij Dacit qe i shkonte Dashit mbrapa se mos i pikone njera nga topet e dashit.
    Po nuk ka faje Mero Gelbazja se me parat e Rames egzistone se nuk ka aftesi tjera si shume si ky.

  26. ura e tabakve says:

    Pa pa çar t’boj kto amerikont ! Terbjet , terbjet t’bojn! Duket sikur nuk e kan menjen kaiher po ke pa ti qi nuk te dahen . Po mer jahu ato kan bo terbjet boten e jo s’po bokan nja dy tre kokrra ktu m’Tiron. Ka t’drejt Taku i Kiços kur fol per “Autority” Ene Merja osht i lezeçëm vallai. Hajt selom t’gjthve ene ju majt shnetja!

  27. @autori says:

    Sado qe Mero perpiqet ta deklasifikoje Berishen, ai eshte kryetari “de facto” i opozites. Sa kohe qe Berishes nuk i “hyn gjemb ne kembe”, ai mbetet pjese e vendimarrjes ne kupolen e triumviratit politiko-mafioz te Shqiperise.

  28. @autori says:

    Sado qe Mero perpiqet ta deklasifikoje Berishen, ai eshte kryetari “de facto” i opozites. Sa kohe qe Berishes nuk i “hyn gjemb ne kembe”, ai mbetet pjese e vendimarrjes ne kupolen e triumviratit politiko-mafioz te Shqiperise..

  29. DemoKrat i Bindur ! says:

    Qe prej Shkurtit , protestave te PD dhe LSI i mungonin flamuret e zakonshem amerikan europian qe i perdornn kurdohere, ne protesta dhe tubime QYSH PREJ 1990 !

    Pa pritmas flamuret humben, humben u zhduken ! Ne protesta shikohej vetem flamuri i pedes dhe i lleseise Pse i hoqen flamuret amerikane ?!! Si ka mundesi ata hoqen flamuret amerikane simbol te demokracise dhe mbeshtetjes se amerikane ?!! Kjo ka rene shume ne sy gjate protestave te dhuneshme ndoshta per te treguar se protestat ishin ne kundershtim me keshillat amerikane per ndalimin e dhunes ! per ndalimin e gjuhes se urrejtjes dhe nxitjen e trazirave nga element kriminal !

    Tani u korrigjuan ! Futen ne protesta flamuret amerikane dhe europian se gjoja jane me amerikanet dhe europianet ! te pakten sa per sy e faqe !! Se ne te vertete ata po kundershtojne cdo keshille dhe cdo sygjerim per OPOZITEN se rruga e duhur ne demokraci eshte Parlamenti dhe jo rruga Eshte vota e lire dhe jo dhuna per te marr pushtetin ose kalimin e tij ! Vetem komunistet dhe fashistet e marrin pushtetin me dhune me kercenime dhe shantazhe !
    PDdhe LSI liderat e tyre po tregojne keto dite se jane jashte binareve te demokracise dhe parlamentarizmit dhe me afer me rrugen me efer me teorite komuniste fshaiste per marjen e pushtetit me dhune me hekur dhe me zjarr !

  30. TAIP SULKO (Azilant Diplomatik Kanada) says:

    Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke Elida Petoshati me buRin psikopat-homoseksual Arian Muka -skandale vjedhje rrahje kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje