FOTOT: Pamje mahnitëse nga bregu jugor i liqenit të Shkodrës

26 Maj 2019, 09:52Turizëm TEMA
FOTOT: Pamje mahnitëse nga bregu jugor i liqenit të Shkodrës

Ndryshe nga ana veriore, ana jugore e ligjenit të Shkodrës është në përgjithësi e thyer, ku mali bie drejtpërsëdrejti në liqen dhe një numër shkëmbinjsh dalin mbi ujërat e cekëta të liqenit duke krijuar peizazhe të shumta.

Një rrugë e ngushtë malore nis nga fshati Virpazar në cepin perëndimor të liqenit dhe ngjitet tre herë në lartësinë e malit para se të zbresë në luginën e Bunës pranë pikës kufitare të Muriqanit.

Zona e Virpazarit është një mrekulli natyrore më vete me kanalet që të shpien në liqen të mbushura me lule uji, zogj dhe varka të vogla peshkatarësh, ndërkohë që vetë fshati nuk ofron ndonjë gjë shumë tërheqëse.

Më tutje përgjatë rrugës, peizazhi malor thyhet me liqenin përgjithësisht shumë të qetë, ndërsa në një ditë të kthjellët në distancë mund të dallohen Alpet e Shqipërisë.

Në fund, fshatrat Besa e Boboshti ofrojnë spektaklin e një pylli masiv gështenjash.

Rruga 60 kilometra e gjatë nga Virpazari për në Muriqan kërkon afërsisht dy orë për t’u përshkruar me makinë ndërsa vizitori mund të zgjedhë një nga pak fshatrat liqenorë për të ndaluar për pushim.(birn)

2 komente në “FOTOT: Pamje mahnitëse nga bregu jugor i liqenit të Shkodrës”

  1. MH says:

    Teper interresante ky bregu jugor i liqenit te Shkodres.Pamje “mahnites” ku uje nuk shifet kund dhe rruge e malishte e pyllishte kudo ne gjithe keto pamje nga Foto 0 deri ne foto numrin 9.
    Do ishte ma mend te titullonit: Pamje e terrenit kodrinor nga Virpazari deri ne Muriqan.

  2. Drini says:

    Ne se autori quan “mahnitese” keto pamjet e zakoneshme qe gjenden kudo ne toke,atehere me siguri,qe ky gazetar duhet te vije nga Gjithesia si UFO e jo nga toka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje