Letra e pestë e Ramës dhe thirrjet për dialog pa kushte, reagon Basha: Asnjë hap pas

26 Maj 2019, 12:04Politika TEMA

Teksa kryeministri Edi Rama shkroi letrën e pestë publike për kreun e PD Lulzim Basha ku i bënte thirrje të përsëritura për dialog pa kushte, ka ardhur përgjigja e këtij të fundit.

Në një postim në faceboook Basha shprehet se nuk do të bëj asnjë hap pas.

“Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë.

 Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa.

 Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa”- shkruan Basha teksa poston disa foto nga protesta e djeshme. (TemA)

6 komente në “Letra e pestë e Ramës dhe thirrjet për dialog pa kushte, reagon Basha: Asnjë hap pas”

  1. ¬ says:

    Sa herë të bënë protest Basha, ka të drejtë një letër nga Kryeministri., para autopsie.

  2. LULJA says:

    ATY LULE ASNJE HAPE PARA ….TI NUK E KUPTONE QE RAMA ME TY TALLET TI JE KOKRA E IDIOTIT

  3. Kalec Dega says:

    Edi Rames po i mbarohet oksigjeni.

  4. Gri says:

    Mire e ke Basha! Edhe ne 31, takim dhe fjalim tek Km , pastaj tek parlamenti per dysh per ata qe jane nxehur ose jane “Koke palar” (IM), pastaj nga ora 11:00 tek pd, fjalim mbylles ne 11:30.
    Ne 11:31 Rama dergon letren X! Brenda 12 i kthen pergjigjen qendrestare! Por Rama si gjithmon ka ik! Mos prish performancen e protestes se fundit! Nserkombetaret u … nuk dihet, por ti vazhdo!

  5. Ce says:

    Nix Ge funden , sa të ketë Geringun në radhët e saj pd_ ja nuk mund te kthehet ne Rrugën e zotit, Flamur Herman Geringun komandant i naziskineve të Mamurrasit e ka dënuar historia të përfundojë në koshin e plehrave të shqipërisë

  6. Ardjan says:

    Pse të bësh pas ti! E ke menduar mirë! Mos hyrja në zgjedhje të mbulon pa aftësin për të fituar zgjedhjet,i do ato se zbën pa kryeministrin e zgjedhur me votë dmth.një kundërshtar tē plagosur ,kërkon tja heqësh mundësin e përballjes me votuesit kryeministrit përgjegjës për qeverisjen,mirë apo keq qoftë.Qoftë edhe vetëm shtyrja e vendoreve e dëmton kryministrin para votuesve të vetë,pra çdo lëshim për kapriçot e tua të faforizon padrejtësisht! E dyjta mos futja në vendoret nxejerr të pa punë(sipas llogaris suaj) qindra e mijra të punësuar në bashkit e fituara nga pd.të cilët po i përdorni! Këta e kanë litari në fytë dhe jo vetëm që dalin e do të dalin familjarisht e me fëmijë për dore në çdo protest, por bëjnë edhe molotovin! Këta po ,i ke vendos ne cep të ringut,si të pëlqen të thuash “për jetë a vdekje”. Pak rëndësi ka për ty halli i tyre mjafton që të dalin sa me shumë të prtestojnë, luftojnë apo pengojnë zgjedhjet e qershorit!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje