Thaçi: Shqipëria dhe Kosova në një shtet në të ardhmen

26 Maj 2019, 11:30Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë  në një shtet.

Deklaratat jo të zakonshme për një kryetar shteti, të Thaçit u bënë në qytetin e Hasit teksa mori titullin qytetar nderi.

Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’, tha zoti Thaçi.

Me tej Presidenti i Kosovës foli edhe për Luginën  e Preshevës,  territoret të banuara nga shqiptaret në Serbi e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, përfundoi Thaçi në deklaratën e tij.

6 komente në “Thaçi: Shqipëria dhe Kosova në një shtet në të ardhmen”

  1. Rita says:

    Ky eshte problemi i fundit qe s”kemi zgjidhur . Pse luani me fjale e me popullin ???? Karagjoze nga te dy anet e kufirit !!!

    1. Kalec Dega says:

      Muni , muni , ti dhe Gjenerali i Shyptareve, Ramuti qe luani me ndjenjat kombetare per interesin tuaj prej tradhetari.

  2. Timi says:

    Pa u zgjidhur çështja shqiptare në Ballkan nuk ka prosperitet. Sa më shpejt e kuptojmë aq më mirë. Europa nuk mund të ndalojë. Nuk ka fuqi. Po tha Amerika OK ska kush i ndalon shqiptarët.

  3. dardan says:

    Ky sqe i zoti me bashku nje qyetet si Mitrovica, do bashkoje luginen e Presheves me Kosove e me Shqiperi. Pallavrat e tij si besojne as me budallenjte e Kosoves.

    1. Baliu says:

      Qellimi i ketij hajnit te farmerkave ka qene gjithmone perqaj e sundo me ndihmen e dreqit e te birit. Instalimi i tije ne krye te Kosoves eshte ofendimi me i madh qe i eshte bere shqiptarve.

  4. ATDHETARI says:

    Duam edhe Camerin por pa camet ortodks bithekira e te pabese dhe pa jevgjito-kolonet e Anadollit te vendosur aty mbas 1924…..jashte me camo-ortodokso-jevgjitet …duam nje Cameri te pastet shqiptare sic e krijoj Zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje