Jari në pritje të letrës së shtatë të Ramës: Do t’i përgjigjem vetë!

28 Maj 2019, 18:46Antena TEMA

Sot ka ndodhur një anomali.

Ndërsa pritej letra e shtatë e Ramës, ajo ka munguar.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur tamam, por Jari e ka marrë këtë si një sinjal negativ, pasi Rama mund të ndërpresë letrat.

Për këtë, vendosi të paralajmërojë se letrës së shtatë do t’i përgjigjet vetë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Sot kur pritej letra e shtatë, ajo mungoi.

Nuk e di tamam çfarë bluan në kokë kryeministri, por me siguri e ka marrë vesh se letrës së shtatë do t’i kthej vetë përgjigje, dhe është menduar mirë.

Ai e di mirë që nuk ka kompromis.

Po të kishte nevojë për kompromis, atë do ta kishte zgjidhur Fevziu, por ia nuk e merr përsipër një punë, kur e di që e ka në dorë Doktori.

Ndaj fakti që atë e kanë lënë jashtë historisë, ka për të na kushtuar të gjithëve.

Sandri, që zakonisht hyn në histori të tilla, ka zgjedhur strategji tjetër.

Ai ka për të marrë ato dy PPP-të e rrugëve që ka kërkuar, duke hapur fjalë se po i mori ato do zbutet Luli, se do ta fusë në pjesë.

Kështu që pa votuar PPP-të e Sandrit, as ai nuk hyn në lojë.

Ky i Viktorias që mburret se është kumbar i Lulit nuk ka hyrë në negociata, se i ka ngel qejfi që i kanë dhënë pjesën më të vogël nga të tre lotet, dhe kjo quhet nënvleftësim për Lulin.

Këta gjermanët e CDU, në vend që të na pajtojnë ne me Ramën, po zihen me njëri- tjetrin brenda partisë, duke u ndarë ca me Ramën e ca me Lulin.

Hajt të pajtohen tani këta.

Këta amerikanët nuk duan t’ia dinë fare, biles ca të rinj që erdhën sot i futën dhe një drekë me këta të opozitës së re.

Siç po shkon puna, nuk ka Pazar, se nuk ka dhe kush të japë pazar.

Ndaj vendosa që letrës së shtatë t’i përgjigjem vetë.

Edi Rama sapo e mori vesh këtë, hezitoi ta dërgojë sot letrën e shtatë.

Kjo do të thotë se ai po mendohet ta bëjë sa më të fortë, që të më vërë në pozita të vështira.

Por ta dijë mirë se unë nuk i trembem sido që ta bëjë.

Përgjigjen finale do ta marrë nga “Topi i Mato Grudës” më 2 qershor.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari në pritje të letrës së shtatë të Ramës: Do t’i përgjigjem vetë!”

  1. Fate Okaj says:

    Fantastike Mero
    Kapterr Jari qe takoi tek fundi shkalleve Gjon Kerrin
    Jari Odetes qe ja derdh Y.Lala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje