Jari tregon planin: Më 2 qershor e ka në dorë Doktori me Tit Vasilin

31 Maj 2019, 21:19Antena TEMA

Pas lajmeve se më 2 qershor do të ketë dhunë dhe revoltë jashtë kontrolli, shumë demokratë janë shqetësuar, pasi nuk dinë se çfarë kauze të mbrojnë.

Këtë javë ata po mburren që po bëjnë mitingje paqësore, javën tjetër duhet të mburren që po bëjnë mitingje me dhunë.

Ndaj Jari vendosi të ndërhyjë në këtë histori, duke e sqaruar një herë e mire:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Është e vërtetë që ne kemi një javë që lavdërohemi se e bëmë mitingun e 25 majit shumë paqësor.

Për këtë morëm dhe lavdërime nga gjithë bota.

Por siç e dini, Luli dhe Monika, që organizuan mitingun, morën porosi të prerë se po të kishte dhunë, atyre do t’u hiqnin vizat për në SHBA dhe Europë.

Atëhere kemi vendosur një plan tjetër.

Protestat që do të zgjasin deri më 30 qershor do alternohen.

Një javë protestat do organizohen nga Luli dhe Monika, një javë nga Doktori dhe Tit Vasili.

Ato që do organizojë Luli dhe Monika do të jenë paqësore dhe të sigurta.

Për këtë arsye do marrin pjesë në miting gra me barrë, gruaja e Lulit, Kunati me gruan, vjehrri me vjehrrën etj.

Kur t’i organizojë Doktori me Tit Vasilin, do jenë me molotov, me kapsolla, me maska dhe armë.

Atyre nuk kanë çarë t’u bëjnë, se vizat ua kanë hequr.

Më shumë se aq nuk kanë çfarë u bëjnë.

Për të kuptuar se kush e organizon mitingun, duhet të shikoni lajmet në portale një orë para mitingut.

Po qe se ka lajme të tipit, “Tabaku me barkë tek goja, në miting”, ose “Gruaja e Lulit lë Holandën për mitingun”, shkoni pa frikë, se mitingun e bën Luli me Monikën, dhe nuk ka dhunë.

Po patë lajme të tipit “Çuni i Fariut, sot do ta djeg”, apo “Mul Noka në mikrofon duke udhëhequr turmat”, ikni se do ketë luftë.

Kjo është e vetmja mënyrë t’i mbajmë në lojë dhe njerëzit normalë, dhe demokratët e Laçit e Kamzës.

Këtë javë po e nxjerr sekretin që tani, që do ta bëj Doktori me Tit Vasilin.

Jeni të mirëpritur.

I juaji, Jari!”

 

1 komente në “Jari tregon planin: Më 2 qershor e ka në dorë Doktori me Tit Vasilin”

  1. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Edhe un nuk kam dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje